TEKSTESHQIP
Ema Qazimi
Cobani

Kompozitor është Luan Zhegu, ndërsa autor i fjalëve të tekstit rezulton të jetë Adelina Mamaqi.
Teksti :: Song Lyrics
E një çoban çapkën të marrë
seç e takoja çdo ditë në krua
në sy i digjej një ndjenjë e zjarrtë
dhe me vështrime më thosh "Të dua"

Unë për të luajtur me të ngaherë
kur mbushja ujë një sy i hidhja,
por kur më ndiqte bëhesha erë
kur më ndalonte një fjale s'i flisja

I hodha akull, por zjarri ndriti
e derdha lotë, por nuk u shua.
çoban çapkëni seç ma grabiti
si duke luajtur moj zemrën mua

Një mbrëmje vonë ktheja nga kroi
shtëmbën me ujë mbaja mbi krye
prapa një drize se ç'më frigoi
e shtëmba hopa, përdhe ç'u thye

Unë për të luajtur me të ngaherë
kur mbushja ujë një sy i hidhja
po kur më ndiqte bëhesha erë
kur më ndalonte një fjalë s'i flisja

DËRGOI:
Komente 0