TEKSTESHQIP

Emmi Rushiti
Emocion
Lyrics

Nuk e mbaj mend
se si muzika
për herë te parë
erdhi tek unë,
vetëm kujtoj
kur u takuam
se jeta ime
pati diell më shumë.

M’tregon sot mami
se që e vogël
dëgjoja radion
në çdo orë
dhe këngëtarët
shpesh imitoja
e mikrofonin
mbaja un’ në dorë.

Ref: Kur unë këndoj
me mijëra sy
më vështrojnë
e më vështrojnë,
oh, ç’emocion!
Dhe lumturia
në çast m’afrohet,
në krahë më hidhet
e më pushton.

Plot nota ngjiten
lart në qiell,
bashkë me to
dhe zëri im,
zeri im.
Unë ngjaj
me një zog shtegtar,
mes kaltërsive
në fluturim.