TEKSTESHQIP
Emmi Rushiti - Të Bukurat Stinë
Emmi Rushiti
Të Bukurat Stinë

Për këtë këngë ka punuar tekstin Irma Kurti.
Teksti :: Song Lyrics
Sa herë vjen pranvera
me këngë e lule plot
portat e zemrës
ajo i hap gjithmonë.

Në verë dita zgjatet
plot diell e gjallëri,
deti ne na fton
me valët plot freski.

Refreni:

Katër stinët
sa shpejt vrapojnë,
njera-tjetrën
ndjekin ato.

Kapur dorë për dore
globin përqafojnë,
njera pret tjetrën
ashtu si në lojë.

Strofa e dytë:

Në vjeshtë gjethet bien
ngadalë përmbi tokë
zogjtë lenë folenë
e frutat lëng pikojnë.

Nuk e di pse dimri
troket me zemërim
sjell me vete shiun,
borën dhe stuhinë.
Komente 0