Biografia
Endri është nën menaxhimin e Mehmet Elshanit, menaxheri po ashtu i të gjithë artistëve të OnRecords. I pyetur nga teksteshqip.com për këtë, ai ka thënë se: "Mehmet Elshani është menaxheri dhe xhaxhai im. Kemi raporte shumë të mira, por edhe njëkohësisht është shumë i rreptë në punë dhe kërkon shumë disiplinë."