TEKSTESHQIP

Enemy
Vendi Im
Lyrics
(Feat. Tuko)

Te pyesin pse qendron si i trishtuar
Rri vecuar me vete duke menduar
Jetojm ne nje vend te harruar
Gezojm nje mentalitet te degjeneruar
Nga bota te menjanuar me vete te mbivlersuar,
shteti jone i korruptuar,
me pushtetar te pakualifukuar,
popull me syte erresuar,
nga teknologjia e re te fiksuar,
mbizotruar papunsia ne kete realitet,
ne kte kaos qe vazhdon te ket jet, pamundesia ekonomike ku ne cdo familje e ka mbyt mjerimi ,
kur shikon lot deshperimi te nje nene qe djalin ja mori emigrimi,
te nje babe qe kurr si rreshti mundimi,
dhe ne njefar forme shperblimi,
mbushur plot me doze zhgenjimi
Ku percillet pasqyrimi i ktij mentaliteti te eger kapitalist,
nje shteti gati gati komunist,
ku burokracia mbizotron po ashtu dhe leku i piste

Cfare shikoj tani
Cpo ndodh me vendin tim
Njerez pa te ardhme
Vuajtje dhe mjerim

Mentalitet i eger vese dhe sjellje te liga
Qe nga republika der te populli me intriga
Njesoj si politika respektohet vec karrigia
Endrra si Amerika qejf para dhe jet si vipa
Shumica jan pa pune e disa ushtrojne dhune
Disa pin drog aq shum sa nga goja nxjerrin shkum
Shumica ne tension e disa nen presion
E ka plot ne depresion qe u duket iluzionNje iluzion si enderr e keqe ne gjume te helmon
Jeton brenda nesh ndjenja qe te rebelon
Shfaqet si mendim qe kerkon shpetim
Nga kthetrat e ketij sistemi qe te mban ne roberim
Te shtrengon fort ne fyt gati sa ste mbyt e pastaj i hap syt e kupton se te eshte dhen nje shans i dyte
Prandaj nisja qe tani, mos rri kot si parazit
Shmangu ktij mentali,jeten tende nxirr ne drit