TEKSTESHQIP
Engjellusha Salihu - Sytë E Tij
Engjellusha Salihu
Sytë E Tij

Komponues i muzikës dhe autor i tekstit është Valon Biba, teksa këngën e orkestruan bashkarisht Gents Studio. Krijimi i ri bëhet i disponueshëm i plotësuar nga sfera vizuale edhe me një videoklip, i cili u transmetua me datë 26 Prill 2025.
Teksti :: Song Lyrics
Ma kthej shpinën, shumë e deshta
Sytë e tij m’i kujton vjeshta
Do të vijë dimri, viti i ri
Pa të shtrenjtën dashuri

Ai e mori një rrugë tjetër
Dhe premtimet mbetën letër
Le ta dinë që më merr malli
Kjo vetmi trunin ma kalli

Ref. 2x
Se dashnia kështu qenka
Më dhemb shpirti, më dhemb zemra
Nuk po muj me zëvendësu
Se me të u pata msu

U takuam një natë vjeshte
Mbylle sytë e me m’pa s’deshte
U mërzita n’shpirt u preka
Se po qaj prej shiut s’u vrejta

Storie e re u bë e vjetër
Jeta mori kuptim tjetër
Si kam puthjet kur i dua
S’ka kush lule me m’dhuruar

Ref. 2x
Se dashnia kështu qenka
Më dhemb shpirti, më dhemb zemra
Nuk po muj me zëvendësu
Se me të u pata msu

DËRGOI:
Komente 0