Eni Koçi
Dhoma Me Lodra
Dhoma Me Lodra
Për këngën ka punuar kompozitori Agim Rrëza, ndërsa teksti mbart firmë nga Mimoza Tola.
Teksti :: Song Lyrics
Në një dhomë të vogël
si të ishte e tërë bota
një magji të tërë kisha ndërtuar
kukulla dhe lodra
Si në një përrallë
unë fëmijë ëndrrën e enda
dhe me miqtë e mi qiellin pushtova
qava edhe heshta
Vjen një ditë e kupton
më nuk luan rritesh ti
dhoma jo s'të mjafton
është e vogël ka pak dritë
Para saj sot rri e heshtur
më vjen keq ta shkatërroj
dora stepet goja ndalet
jo nuk do ta bëj
Renden vitet fëmijëria
mbeti pas diku e strukur
bota humbet
heshtin lodrat të vjen keq
Ndodh një ditë si dhuratë nuk vijnë më lodra
motra jote plot gëzim në dhomë është futur
nuk të iket shtohet malli nostalgjia
prap thërret fëmijëria
Nëpër vite dhomë e vogël nuk harrohet
shpesh atë me mall ngarkuar ke mbi vete
bota jote dhe një ëndërr rrugën nisi
prap thërret fëmijëria
si të ishte e tërë bota
një magji të tërë kisha ndërtuar
kukulla dhe lodra
Si në një përrallë
unë fëmijë ëndrrën e enda
dhe me miqtë e mi qiellin pushtova
qava edhe heshta
Vjen një ditë e kupton
më nuk luan rritesh ti
dhoma jo s'të mjafton
është e vogël ka pak dritë
Para saj sot rri e heshtur
më vjen keq ta shkatërroj
dora stepet goja ndalet
jo nuk do ta bëj
Renden vitet fëmijëria
mbeti pas diku e strukur
bota humbet
heshtin lodrat të vjen keq
Ndodh një ditë si dhuratë nuk vijnë më lodra
motra jote plot gëzim në dhomë është futur
nuk të iket shtohet malli nostalgjia
prap thërret fëmijëria
Nëpër vite dhomë e vogël nuk harrohet
shpesh atë me mall ngarkuar ke mbi vete
bota jote dhe një ëndërr rrugën nisi
prap thërret fëmijëria
- Publikimi: 02/10/2009
- Ora: 11:38
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Muzika:
- Teksti:
Komente 0