TEKSTESHQIP
Enkelejda Arifi & Hysni Alushi - Vaj e Mall Për Çamërinë
Enkelejda Arifi & Hysni Alushi
Vaj e Mall Për Çamërinë

Kompozimin dhe arranzhimin e përgatiti Edi Balili, autor i tekstit është Jorgo Papingji, ndërsa për produksionin audio është përkujdesur Muza Production Academy.

Teksti :: Song Lyrics

Çamëri, na mori malli...
Moj Çamëri...
Se ne vetë u ndamë nga halli,
Moj Çamëri, na mori malli...

Enkelejda:
Gjyshi më kish thënë: "E se kur jemi ndarë,
atje ke vëllanë që, kurrë nuk e ke parë."
Shumë kohë u mendova, sa u bë sahati,
vajta të takoja, vëllanë nga Filati.

Hysniu:
O moj nuse e bukur, ç'të solli kësaj ane?
Kështu më të dukur, më dukesh si çame.
E kur te shoh kështu, moj xhan, me jelek e me çitjane,
borzilok e manxurane, çame e kaluar çame!

Enkelejda:
Vij nga Shqipëria, atje jam me shtëpi.
Jam nga Çamëria, çame jam si ti.
Prindërit kur u ndanë, amanet ma lanë:
"Mos harro Filatin, atje ke vëllanë!"

Hysniu:
Ngrihem nga sofati, shqepem në të qarë,
mos je motra ime, vite s'të kam parë.
E kapa për floku, e putha me mall:
"Ç'më kujtove nënën, sikur të jetë gjallë!"

Ref.: (2X) (Enkelejda - Hysniu)
U ndamë për së gjalli, s'njohim njëri-tjetrin.
Motra s'njeh vëllanë, i riu të vjetrin.

Bashkë:
U ulëm së toku, shkrepëm në të qarë,
ç'qe ky fati jonë, të jetojmë të ndarë!
Në këtë botë të madhe, ndodhin mrekulli.
Njerëzit le të ndahen, bashkohen një ditë.

Ref.: (2X) (Bashkë)
U ndamë për së gjalli, s'njohim njëri-tjetrin.
Motra s'njeh vëllanë, i riu të vjetrin.

Recitativo: (Hysniu)
Eh, Çamëri, moj Çamëri! Copa-copa, vende-vende...
Ti në atë anë, unë në këtë anë...
Amanet pleqtë na lanë, varret t'i lëmë në vatan.
Çamëri, moj Çamëri, na mbeti loti në si,
gjithë jetën pa të parë, mbetëm rrugëve të ndarë,
s'ka një varr për qarë! Çamëri, moj Çamëri!
Se ku mbarova, nuk e di.
Si ti nuk pashë në gjithë dynjanë,
po ta dish, o Çamëri: jesh e mbeta çam.

Ref.: (Bashkë) (X2)
Në këtë botë të madhe, ndodhin mrekulli.
Njerëzit le të ndahen, bashkohen një ditë.

DËRGOI:
Komente 1