>
BIOSHQIP
Biografia
Pas studimeve në Shqipëri për violinë dhe në Itali, është çertifikuar edhe si Producente Muzikore. Është autore këngësh dhe njihet për bashkëpunimet e shumta me motrën e saj Xhejn Kumria. Në vitin 2011 merr pjesë në “The voice of Albania 1”, duke arritur deri në fazën e betejave. Për herë të parë këndon në Kënga Magjike 2015 duke u kualifikuar direkt e në finale. Në vitin 2020, si pjesëmarrëse në një festival ndërkombëtar në Rusi, vlerësohet me çmimin e tretë.

Në Maj 2012, Xhejn Kumrija & Enxhi Kumrija marrin pjesë në Top Fest 9 me këngën "Shkretetire".

Në Dhjetor 2012, Xhejn Kumrija & Enxhi Kumrija marrin pjesë në Festivali i 51-të në RTSH me këngën "Arti I Nje Fundi".

Në Maj 2013, Xhejn Kumrija & Enxhi Kumrija marrin pjesë në Top Fest 10 me këngën "S'jemi Me Ne".

Në Dhjetor 2013, Xhejn Kumrija & Enxhi Kumrija marrin pjesë në Festivali i 52-të në RTSH me këngën "Kur Qielli Qan".

Në Dhjetor 2014, Xhejn Kumrija & Enxhi Kumrija marrin pjesë në Festivali i 53-të Në RTSH me këngën "Njeri".

Në Mars 2021, Enxhi Kumrija merr pjesë në Kënga Magjike 2021 me këngën "Gjithçka".