Biografia
Xhejn studioi në të njëjtën shkollë flaut kur ishte 10-11 vjeç për 4 vjet dhe më pas studioi pikturë. Në të njëjtën kohë ajo vetë-mësoi kitarën që ishte pasioni i saj i madh në periudhën e adoleshencës, e cila u bë instrumenti i saj kryesor dhe e ndihmoi të kompozonte dhe të këndonte. Fillimisht ajo u njoh me motren e saj si Motrat Kumrija, pjesëmarrese në disa festivale kombëtare si FIK, Top Fest apo Kënga Magjike nen zhanrin e Pop Rock. Xhejn ka kohe që është shkëputur nga duo-ja e famshme "Motrat Kumrija" duke vazhdon krijimtarine dhe duke performuar si solo artist nën emrin JANEX.
Fillimisht e frymëzuar nga Sia dhe një artiste indie, Xhejn filloi të bënte këngët e saj dhe tani është një këngëtare kantautore.
Ajo dhe motra e saj Enxhi (Angie), morën pjesë së bashku në konkurse të shumta në Shqipëri, ku një prej tyre fituan edhe vendin e parë, "Hit Fest 2012". Ata u shfaqën edhe në "The Voice Of Albania". Pasi motrat panë reagimet e turmave, filluan ta merrnin më seriozisht muzikën.
Xhejn filloi të publikonte muzikë mbi të në vitin 2013 me këngën e saj të parë në anglisht të quajtur "Trees". Pas këtij publikimi, ajo filloi të kërkonte tingullin e saj dhe në vitin 2015 publikoi këngën e saj "Someday".
Në Mars 2018 bashkepunimi i JANEX me DJ Shqiptaro-Amerikan Noahstradamus "Alone SFE Edition" (një remiks i kënges Mermaids) vleresohet me çmimin "Best Dance Electronica" Independent Music Awards, mbajtur në Manhattan,New York.