TEKSTESHQIP

Era Rusi & Fatmira Breçani
Me Zemer Te Bardhe
Lyrics

Ma ka fale nje nuse zoti,
Me zakone si qemoti,
Ma dha sic e desha vet,
Nusja ime me kimet.

Ah moj nane,
Sa miresi, gjeta ne ket shpi,
Fati ma paska dit.
Du me thane,
S'jam pishman,
Se lash babe e nane -
Bekimet mi kan dhene.

Sa po te ngjan ky fustani i bardhe
Me zemer te bardhe te ty nane kam ardhe
Me zemer te bardhe edhe me nafak
Fjalet e tua o si kajmak. (2x)
Oh sa shyhret,
gjith ky lezet, na shkoj kjo jete
Marak mos me na mbet.

Amanet nje djale qe kam,
Tek ty zemren e ka lan,
Ndahet zemra ne dy pjese,
Gjysma tjeter ty do te mbes.

Ah moj nane,
Sa te du,
Nane e dite per mu.
Zemren pesh ma ke cu.
Ah moj nane,
Sa te du,
Mjalte sheqer me mu
Zoti me ka beku.

Sa po te ngjan ky fustani i bardhe
Me zemer te bardhe dhe ky na ka marr,
Me zemer te bardhe edhe me nafak
Fjalet e tua o si kajmak. (2x)
Oh sa shyhret,
gjith ky lezet, na shkoj kjo jete
Marak mos me na mbet.