TEKSTESHQIP
Biografia
Eshte mbese Puke nga ana e nenes dhe bije Tropoje nga ana e babait. Kendon qe nga vitet e '70 dhe qe atehere jo vetem ka lancuar por edhe ka edituar shume kenge qe konsiderohen pasuri culturore e vendit. Fatmira eshte shquar gjithmone per zerin e saj te vecante dhe e ka ngritur ne nje nivel tjeter pritshmerite per kengen patriotike dhe popullore. Si nxenese e Fatime Sokolit, thuhet qe ajo e ka trashegim kengen Tropojane nga mesuesja e saj, ish-kengetare e fameshme ne te gjitha trojet shqipetare dhe qe eshte nderuar me titullin "Artiste e Popullit". Fatmira ka fituar shume cmime kombetare dhe nderkombetare gjate karrieres se saj 40 vjecare. Disa nga kenget e saj qe vecohen ndermjet qindra kengeve qe ajo ka kenduar jane "Xinxillushe", "E Vogla e Nanes", "Martojme Vllaun", Oj Cike Malesore" e kenduar me artistin e madh Gezim Nika e shume te tjera kenge dhe albume. Ajo eshte dekoruar me cmim presidencial dhe eshte gjithmone e angazhuar me koncerte brenda dhe jashte Shqiperise e Kosoves. Fatmira nder dekada ka perfaqesuar vlerat e muzikes tradicionale shqipatare me motive veriore. Ajo eshte nder vite e pranishme ne koncerte brenda dhe jashte Shqiperise.

DËRGOI: