TEKSTESHQIP

Era Rusi
Kur Të Merr Malli
Lyrics

Kaloi një tjetër dite ty pa të parë
Kaloi një tjetër natë me shpirt të vrarë
Kaloi një tjetër muaj të dy të ndarë
Kaloi një tjetër vit ne pa u parë

Sa shume të deshta në shpirt të mbaja
Vitet kalonin për ty unë qaja
Se pabesia erdhi nga ty
Fajtor do të mbetesh ti për të dy

Refreni
Kur të merr malli për mua
Ti askund nuk do më gjesh
Kur të merr malli për mua
Vec kujtim ti do më kesh

Kur të merr malli për mua
N'krahët e mia s'do të t'kem
Sa herë tˈmerr malli për mua
Pikë në zemër për ty do të jem

Eci rrugëve unë e përmalluar
Ndaloj në kafenen e preferuar
Aty ku shumë kujtime kemi lënë bashkë
Aty ku zemrën peng ta lashë

Sa shume të deshta në shpirt të mbaja
Vitet kalonin për ty unë qaja
Se pabesia erdhi nga ty
Fajtor do të mbetesh ti për të dy

Refreni
Kur të merr malli për mua
Ti askund nuk do më gjesh
Kur të merr malli për mua
Vec kujtim ti do më kesh

Kur të merr malli për mua
N'krahët e mia s'do të t'kem
Sa herë tˈmerr malli për mua
Pikë në zemër për ty do të jem
INFO
Ky produkt muzikor është bërë i disponueshëm para një audience më të gjerë i plotësuar me shije edhe me anë të një videoklipi, i cili u publikua me datë 27 Maj 2023. Vija melodike, teksti dhe arranzhimi është shkruar nga Edi Balili, teksa audio vjen e kompletuar në studio nga Muza Production Academy.
Rryma muzikore:
Pop
Renditja:
Top 200