TEKSTESHQIP

Ermanda Durmishi E Perkushtuar Ndaj Femijeve

10-2-2012
Ermanda Durmishi E Perkushtuar Ndaj Femijeve
Ermanda Durmishi eshte nje vajze qe vjen nga Korca, lindur ne qytetin e Korces dhe ka vazhduar studimet per Kanto ne qytetin e Tiranes, kryeqytetin tone te bukur. I ka kurorezuar ato me aktivitete te ndryshem ne diaspore, neper Europe dhe qe me pas e ka mbyllur ne Amerike jeten e saj.

Pershendetje te nderuar miq te televizionit Ilira, mire se keni ardhur ne emisionin Klip Show. Sot ju prezantojme nje kengetare. Ajo vjen nga nje qytet qe nuk eshte quajtur rastesisht djep i kultures. Ketu ne kete qytet eshte hapur shkolla e pare shqipe qe daton qe ne vitin 1887.

Ne vitin 1917 eshte hapur Liceu Fancez, ka patur nje fabrike birre me shume emer e ndertuar ne vitin 1934, dhe qe tani ne fund eshte nderuar me cmime te medhaja per cilesine e saj. Nje qytet i ndertuar me arkitekture bashkekohore, muret e rrethuara me kangjella, eshte kenduar me kitare ku dhe ka marre emrin qytet i serenatave.

Pra behet fjale per qytetin e mbrekullushem te Korces. Po kush eshte kengetarja qe kemi ftuar sot? Per ju kengetarja Ermanda Durmishi. Faleminderit Ermanda qe pranuat ftesen dhe erdhet te emisioni Klip Show tek televizioni Iliria.

Ermanda Durmishi: Faleminderit juve per ftesen.

Ishte kenaqesi per neve qe nje zonje kaq simpatike, me nje ze kaq te bukur, me kto videoklipe shume te bukura pranoi ftesen. Keni udhetuar gjate, keni bere afersisht 50 milje per te ardhur ne kete studio. Faleminderit.

Ermanda Durmishi: Po, e drejte. Faleminderit juve per ftesen, kenaqesia eshte e imja.

Mos kini emocione sepse jeni nje vajze qe keni kenduar qe e vogel ne shume koncerte, live qe s'te ka bere pershtypje, te kane duartrokitur, keshtu qe duhet te jeshe e fresket ne biseden qe do bejme sot.

Ermanda Durmishi: Jo skam. Shume e drejte. Shume e vertete. Live ka emocione shume te bukura.

Pyetja e pare eshte nje pyetje qe ja bejme te gjithe kengetareve. Kush eshte Ermanda Durmishi?

Ermanda Durmishi: Ermanda Durmishi eshte nje vajze qe vjen nga Korca, lindur ne qytetin e Korces dhe ka vazhduar studimet per Kanto ne qytetin e Tiranes, kryeqytetin tone te bukur. I ka kurorezuar ato me aktivitete te ndryshem ne diaspore, neper Europe dhe qe me pas e ka mbyllur ne Amerike jeten e saj. (Buzeqesh)

Dua pak me gjate rreth aktivitetit tjuaj artistik, sepse ky eshte edhe mesazhi i ketij emisioni, cilat jane aktivitetet e ketyre kengetareve qe vine ne kete emision.

Ermanda Durmishi: Aktiviteti im artistik nis qe ne hapat e para te vegjelise, qe ne kopsht. Kam kenduar kengen Lule Velo Partizani qe atehere ka qene kenga me e dashur per mua ne kohen e komunizmit, kuptohet. Kam kenduar ne radio sepse ne televizion jepeshin me vone mbasi ti ishe Fatos ose Pionier. Kam marre pjese ne festivale, me vone kjo deshire u kurorezua me studimet e mia per Kanto ne Liceun Artistik Jordan Misja. Me pas u kurorezua me Akademine e Arteve dhe vazhdova te ushtroj profesionin gjate gjithe jetes time dhe jam shume e kenaqur. Kam punuar ne diaspore ne Zvices, Austri, Gjermani, ne vende te ndryshme te Europes ku jam pritur shume mire nga Shqipetaret e diaspores dhe jam vertet shume e kenaqur. Jam munduar sadopak tju sjell nga nje pjese te atedheut atje sepse Ermanda kendon nga zhandre te ndryshme. Une kam mbaruar klasiken por jam shtrire dhe ne zhandre te ndryshme, mundohem te kendoj patriotiken, serenaten Korcare, te lehten, populloren, qe ta gjeje veten secili ne publik ne nje pjese te repertorit tim.

Ermanda je bere pak e zgjuar sepse ne qoftese do kishit qendruar te klasikja nuk do ishit ajo Ermanda qe jeni sot, qe keni kaq emer. Klasikja eshte dicka e vecante, ka nje publik te vecante dhe eshte e mbrekullushme si dege e kantos, mirpo tani publiku i gjere do kenget e lehta, tallavah qe te vije ne qef, sidomos ne diaspore dhe kete repertor kaq te shumanshem ta ka dhene diaspora.

Ermanda Durmishi: (Buzeqesh) Nodnjehere te diktohen kushte te tillla. E para eshte qe ti pershtatesh publikut qe ti merr pjese neper koncerte, te mundohesh ta kenaqesh ate publik. Dhe tjetra eshte qe duhet te ecesh me kohen. Nuk mund te them qe klasikja eshte dicka qe s'eshte e kohes. Klasikja eshte dicka e mbrekullushme qe kush ka harritur ta kurorezoje eshte sakrifice gjithe jeten, por rezultatet i merr pak me vone, dhe emrin e merr pak me vone megjithese ai emer eshte i perjetshem.

Ermanda, nga gjithe kjo levizja qe keni bere ne jeten tuaj, nga Korca ne Tirane, nga Tirana ne diaspore ne gjithe qytetet e Europes, sot gjendesh ne Amerike. Si ka ardhur Ermanda ketu?

Gentry Family
Ermanda Durmishi: Ermanda ktu ka ardhur sepse ktu gjeti shpirtin binjak. Ketu kam gjetur bashkeshortin tim te cilin e dua dhe me do. Kemi nje jete te lumtur. Jetoj ketu prej 4 vjetesh. Jemi njohur thjeshte rastesisht me burrin sepse vellai dhe daja im qe jetojne ketu kane shoke, kane punuar bashke dhe e sollen mysafir ne shtepi. Fillimisht u njoftuam si shoke dhe me pas linden ndjenjat. Nuk zgjati shume dhe ai erdhi perseri ne Shqiperi, me ofroi martesen te cilen nuk e refuzova sepse vertete gjeta shpirtin binjak. Jam e kenaqur dhe e lumtur.

Jam kurioz te te bej nje pyetje. Nga ate dite qe erdhi ne Shqiperi i pelqeu Ermanda. Desha te them, i pelqeu Shqiperia?

Ermanda Durmishi: Shume. Dhe per kete, besome, u ndjeva shume e lumtur sepse menyra se si i perjetonte gjerat te ne ishin origjinale. Ne e shetitem, e nxorrem ne shume vende te bukura sepse Shqiperia ka perla dhe ishte aq i kenaqur sa e shtyri viziten, nga dy jave ndejti dy muaj. Kjo eshte plus i madh dhe do te thote qe e pelqeu dhe perseri sa here bie fjala thote qe kur do shkojme perseri ne Shqiperi. Kudo qe diskuton me familje dhe shoqerine e vet thote fjalet me te mbrekullushme per Shqiperine. Une ndihem krenare per vendin tim.

Edhe ne jemi shume krenare qe edhe Amerikanet qe jane pak te ftohte duan te shkojne ne Shqiperi.

Ermanda Durmishi: Te ne ska te ftohte, ne te shkrime dhe akull te jesh.

Ermanda, desha te di si eshte aktiviteti juaj ketu tani ne Amerike? E vazhdoni aktivitetin?

Ermanda Durmishi: Aktivitetin ketu ne Amerike e vazhdoj por jo me ate intensitet qe kam pasur ne Europe kuptohet, per nje arsye se kam dy vajza te vogla dhe jam distancuar deri diku nga skena.

Tju rrojne, u befshin kengetare dhe Shqipetare te mbrekullushme. Ti mesosh Shipen!

Ermanda Durmishi: Faleminderit. Shpresoj dhe vertet deshirojme. Patjeter, vajza e madhe flet edhe Shqip edhe Anglisht, i flet te dyja gjuhet. Vazja e vogel eshte 5 muajshe, eshte akoma e vogel. (buzeqesh) Kjo eshte arsyeja qe Ermanda eshte distancuar deri diku nga skena, sepse jane te dyja te vogla, dy vjet e gjysem e madhja, dhe 5 muaj e vogla, dhe tani per tani i jam perkushtuar femijeve, por shume shpejt do rikthehem. Pa artin Ermanda nuk ka jete, pa kengen. Eshte bashkeudhetare eshte shpirti im.

Kengetaret ne pergjithesi, kengetaret e reja, pervec shpirtit, talentit, menyres se interpretuarit i japin rendesi te vecante edhe pamjes se jashteme. Desha te di, garderoba e Ermandes eshte e shtrenjte?

Ermanda Durmishi: Patjeter, patjeter sepse ka te beje jashte mase paraqitja ne publik. Ne radhe te pare ti rrespekton veten dhe publikun per te cilin ti interpreton. Duhet te pershatesh per secilin koncert, secili koncert duhet te jete i pershtatshem me veshjen qe ti ke.Per shembull, nese ti shkon nje nje koncert me mase te gjere publiku je e detyruar te veshesh nje fustan teper te shtrenjte. Nese ti shkon ne nje gezim familjar, ne nje dasem, ti mund te veshesh perseri nje gje shume te bukur sepse aty jane te gjithe me veshje festive dhe nuk mund te dalesh thjeshte sepse je kengetarja. Duhet patjeter (te vishesh bukur). Luku i kengetares ka shume rendesi, une te pakten keshtu e mendoj.

Dhe tani Ermanda une po e nderpres ketu biseden tone, sepse kam deshire te shikoj nje nga videoklipet e tua, dhe te shikoj dhe njehere menyren se si eshte veshur Ermanda. Ta shikojme dhe ta shijojme.

Ermanda Durmishi: (buzeqesh) Ta shijojme, ta shikojme dhe ju me jepni vleresimin.

Nje videklip shume i bukur me motivin e kenges ruse, Kalinkes se famshme. Veshja e shkelyer, interpretimi i shkelqyer, figura po ashtu shume e bukur. Kush jane bashkepunetoret qe e kane bere kete videoklip?

Ermanda Durmishi: Kete videoklip e kam realizuar ne Maqedoni, grupi eshte i Maqedonise. Jam e kenaqur nga bashkepunimi i tyre.

Ka nje teknologji te larte.

Ermanda Durmishi: Ka nje teknologji vertete te larte.

Faleminderit Ermanda. Po mendoni qe pasi keni mbaruar keto videoklipe, meqenese keni pasur shume punera me femije te vegjel, do filmoni te tjera videoklipe? Do beni kenge te reja?

Ermanda Durmishi: Patjeter. Une kam albumin e ri, dy albume qe jane bashkuar ne nje album, jane 16 kenge te reja qe mendoj te gjitha ti bej me videoklip. Videoklipi eshte nje rreklame per kengetarin qe i servir publikut, qe patjeter.

Nuk desha te djeg intesin, misterin qe ka nje CD ose nje videklip, sepse duhet te kete dicka mister brenda qe te shitet, por ca do kete ne repertor brenda? Do kete kenge popullore, serenata, te lehta?

Ermanda Durmishi: Ne kete kasete te bashkuar une kam vene kenge te ndryshme. Ketu e gjen veten i dashuruari, e gjen veten mergimtari, e gjen adoleshenti, e gjen veten mosha e thyer. Gjithcka jam munduar ti pershatem publikut. Ketu kam dhe dy kenge ne Anglisht. Them se i jam pershtatur tregut, publikut, them se do pelqehet nga publiku por vleresimi i takon atij dhe une pres pergjigje.

Eshte e gjithe jeta, nga adoleshenti, rinia.

Ermanda Durmishi: Eshte gjithecka, jam munduar ti prek te gjitha. Populloren pa e lene menjane patjeter sepse popullorja eshte shpirti i muzikes.

Ah pa populloren ku do shkojme neve.

Ermanda Durmishi: Pa populloren ske ku shkon askund. (buzeqesh) Jam munduar te kap jug, veri, te gjitha trevat e shqiperiese.

Ermanda tani une do kaloj ne nje faze tjeter pyetjesh qe une e kam bere tradite me cdo kengetar qe ka ardhur i ftuar ne Klip Show. Shkojme tek disa pyetje qe une i kam quajtur pyetje rrufe. Kto jane pyetje te shpejta, te sakta, i japing dhe njecik tempo ritem bisedes tone. Ke ngrire ndonjehere ne skene nga emocioni?

Ermada Durmishi: Ka ndodhur.

Ka nje rast?

Ermanda Durmishi: Rast ka, ka qene ne festivalin e 90-te te radiotelevizionit shqipetar, ne festivalin kombetar, priste regjizori qe ne te dilnim ne skene, une me nje shoqen time. Ajo del dhe une mendova se duhet te dilja nga ajo ane qe ishte ajo dhe vrapoj ti bie skenes rreth, kujtova se jemi ngaterruar te dyja dhe une dhe dola pak me vones. Dolem ne skene por dhe me vone vazhdonte ai emocioni i gabimit qe u be sepse ndihesh i turperuar. Megjithe ate publiku priti ngrohte dhe nuk e vuri re, nuk e mori parasysh kete vonesen time dhe doli shume bukur. Ate moment nuk e harroj, ka qene moment i bukur.

Keshtu qe ne skene duhet te jeshe e perqendruar ne maksimum, me rregull dhe disipline.

Ermanda Durmishi: Patjeter, patjeter. Por neve jemi njerez dhe bejme gabime.

Pyetja tjeter eshte, e mbani mend emrin e mesueses se klases se pare?

Ermanda Durmishi: Po e mbaj mend. Mesuesja ime e klases se pare quhej Fatime. Mbiemrin nuk ja mbaj mend por nga Korca ishte. E kam dashur shume, fytyren e saj akoma e kam para sysh. Ka qene nje mesuese shume e dashur, idhull ka qene per mua ajo mesuese.

Ndofta ky videoklip, kjo bisede qe ne kemi bere ketu shkon edhe ne Korce dhe e shikon dhe mesuesja.

Ermanda Durmishi: Patjeter, familja e saj sepse ajo ka qene shume e vjeter kur une e kam pasur mesuese. Shpresoj qe ajo te jetoje, nuk e di. Por nese familja e saj e degjon, gjej rastin ta pershendes.

Desha te bej dhe nje pyetje meqe ishte pyetja per mesuesin e pare. Mban mend, ka ndonje kenge per mesuesen ose mesuesin e pare?

Ermanda Durmishi: Po, ka kenge per mesuesin e pare. Ne festivalin ne radiotelevizion shqipetar kombetar une kam kenduar kengen Mesues dhe Shoke sepse mesuesja ime ka qene dhe mesuese dhe shok. Jo per mesuesen e pare, por per mesuesit qe kam pasur, nuk e di une jam shume e kenaqur. I kemi pasur dhe mesues dhe shok, dhe kjo eshte gje e madhe.

Mua me kujtohet nje kenge (dhe kendon) "…ste harroj mesues i pare, qe me mesove ABC-ne.."

Ermanda Durmishi: (buzeqesh) Po, po ka plot.

Keni levizur ne shume qytete te botes sepse keni qene nje kengetare qe keni kenduar ne diaspore. Cili nga qytetet te ka pelqyer me shume?

Ermanda Durmishi: Te flas sinqerisht ,Gjeneva me ka lene pershtypje te jashtezakonshme ne Zvicer. Gjeneva ka qene nje mrekulli.

Per cfare arsye? Nga rregulli, disiplina apo arkitektura:

Ermanda Durmishi: Per arkitekturen, per pastertine. Nuk di cfare te te them por per mua ishte nje nga mbrekullite e botes. Ishte mbrekullia vete, shume jam e kenaqur nga Gjeneva. Dhe perseri uroj qe te rikthehen dhe te punoj atje.

Ne Gjeneve?

Ermanda Durmishi: Po, ne Gjeneve.

U befte dhe Shqiperia si Gjeneva.

Ermanda Durmishi: Shume bukur nqofte se behet.

Kush eshte ngjyra juaj e preferuar?

Ermanda Durmishi: Ngjyra ime e preferuar eshte e kuqja.

E kuqja?

Ermanda Durmishi: E kuqja. Edhe pse sot nuk jam veshur me te kuqe. Te kuqen dhe te zezen, flamurin e preferoj. Kjo eshte ndoshta nje dobesi sepse anoj nga kombesia.

Cila eshte menyra me e mire per te nisur nje dite te re? Duke pire nje kafe, nje puthje, apo nje trendafil i kuq i leshuar mbi jastekun e bashkeshortit kur ti ngrihesh dhe e gjen atje?

Ermanda Durmishi: Kjo e fundit dhe kjo ndodh me mua cdo mengjes dhe me zgjon te lumtur dhe te gezuar.

Oh c'na fute ne sherr, mos se na thone grate shiko sa xhentil jane Amerikanet.

Ermanda Durmishi: Kete duhet ta beni dhe ju. Jane dhe juve jeni por juve nuk doni.

Jemi Shqipetar neve (qesh) kemi burrerine.

Ermanda Durmishi: Duhet ta beni qe te jete gruaja e lumtur. E nis nje mengjes me plot shprese.

Faleminderit shume qe pranuat ftesen dhe me nje fare entusiasmi keni ardhur nga nje rruge e gjate prej afersisht 50 miljesh, keni qene ne orar fiks, si gjithmone artiste Korcare korrekte.

Ermanda Durmishi: Jam korrekte. Korrektesia eshte gje e mire.

Ju falenderoj shume.

Ermanda Durmishi: Falenderimi me takon dhe mua. Faleminderit per ftesen, ishte kenaqesi. Ju uroj suksese.
(arben dervishi / Tv Iliria)

Komente 0