Biografia
Sukseset më të mëdha të Ermelindës në muzikë janë arritur pikërisht në bashkëpunim me babain Shabanin gjatë viteve të ’90-ta, si dhe me pjesëmarrjen në Festivalin Folklorik Mbarëkombëtar në Tiranë, ku krahas të atit, ka performuar edhe Ermelinda me këngën “O moj ulqinake” të kompozuar nga Fiqiri Hasanaga, me ç’rast Ermelinda e bukur dhe e këndshme me veshje karakteristike shestaneshe, por edhe me zërin e saj të ëmbël arriti të sjellë përpara publikut shqiptar pasurinë e këngës popullore ulqinake duke korrur sukses mjaft të madh.
Kujtojmë se Ermelinda sado që jeton larg vendlindjes me familje, ajo nuk e harron për asnjë çast vendin ku është rritur dhe ka krijuar emër si dhe traditën e kulturën ulqinake, ashtu sikur edhe i ati i saj. E bukur, e çiltër dhe plot ëmbëlsi, ajo vazhdon të jetë si çdoherë, përkundër që vitet ikin aq shpejt.
Ulqinakja Ermelinda Gjekaj-Ali, vazhdon të jetë model i femrës ulqinake me bukurinë dhe të arriturat e saj, duke qenë çdoherë krenare që është e bija e një artisti të madh ulqinak.