TEKSTESHQIP
Biografia
Ermira Babaliu ka lindur dhe është rritur në Pogradec. Shkollën e mesme të përgjithshme e kreu në Pogradec. Gjatë viteve të shkollës angazhohet në grupet artistike, por edhe pranë Shtëpisë së Kulturës, ku bie në sy për zërin e saj melodioz e të veçantë e që shumë shpejt u dallua nga këngetarët e tjerë. Aktivizohet pranë Estradës së qytetit, ku merr pjesë në variete të kësaj Estrade, si dhe në turne të ndryshme si brenda ashtu edhe jashtë rrethit. Merr pjesë në Festivalin e Parë të Këngës në Pogradec dhe nderohet me Çmimin e Parë me këngën "Erdhi pranvera". Studimet e larta i kryen në Universitetin e Tiranës në Degën Filozofi.
Në qershor të vitit 1986 merr pjesë në Festivalin e Interpretuesve ku nderohet me çmimin e tretë me këngën “Urimi yt” të kompozuar nga Ilir Dangëllia me tekst të poetes Irma Kurti. Bashkëpunimet me Ilir Dangëllinë dhe Irma Kurtin do t’i sjellin suksesin në shumë veprimtari të rëndësishme muzikore si: Festivali i 25-të në RTSH, Dhjetor 1986 me këngën “Mbrëmja që mban dashurinë time” (Çmimi i tretë), Pranë të kaltrit det” në Koncertin “Kur vjen pranvera” më Mars 1987, “Letër malli” në Koncertin “Kur vjen Pranvera” 1988, “E njëjta ëndërr” (çmimi i tretë) në Festivalin e 33-të në RTSH, në vitin 1994.
Më pas është shfaqur në publik sidomos nëpërmjet serenadave korçare, të bëra mjaft popullore dhe që ia shtuan adhurimin dhe famën. Zeri i Ermira Babaliut ishte zeri i ndryshimit dhe i origjinalitetit ne fund te viteve 80'. Kjo kengetare e talentuar dhe e apasionuar i shkundi pluhurin Serenatave Korçare duke i rigjalleruar ato perseri ne skene. Sot ajo vazhdon rrugen e saj si kengetare dhe atdhetare duke çuar peshë zemrat shqiptare në çdo cep te botës ku ka kënduar dhe këndon.

Kontribuan:
Komente 8
Fanclub
KOHËSHTRIRJA
▸ {{ evt.subtypes.replace(/\|/g,'  ▸ ') }}
{{ evt.descrip }}
📆  {{ evt.fancy_date }}