TEKSTESHQIP
Ermira Babaliu - Se Do T'i Dua
Ermira Babaliu
Se Do T'i Dua

Teksti :: Song Lyrics
Të të them "je lule",
ti je më e bukur!
Të të them "je gonxhe",
ta humbas freskinë.

Se ti zemrën time,
vashë, o ma ke marrë.
Mos, për kokën tënde,
mos më mbaj mëri!

Se do t'i dua, t'i dua, t'i dua,
ato dy syçkat, ti vashë, falmi mua.
Se do t'i dua, t'i dua, t'i dua,
përgjithmonë...

Se do t'i dua, t'i dua, t'i dua,
ato dy buzkat, ti vashë, falmi mua.
Se do t'i dua, t'i dua, t'i dua,
përgjithmonë...

Të të them "je dritë",
ti verbon dynjanë.
Mos, për kokën tënde,
mos më bëj hatanë!

Se asnjë zë tjetër,
zemra s'më pranon.
Mos, për kokën tënde,
mos më torturo!

Se do t'i dua, t'i dua, t'i dua,
ato dy syçkat, ti vashë, falmi mua.
Se do t'i dua, t'i dua, t'i dua,
përgjithmonë...

Se do t'i dua, t'i dua, t'i dua,
ato dy buzkat, ti vashë, falmi mua.
Se do t'i dua, t'i dua, t'i dua,
përgjithmonë...
Komente 1