TEKSTESHQIP
Faton Çela - Mos E Vrisni Paqen
Faton Çela
Mos E Vrisni Paqen

Kënga u kompozua nga Zince Mimidinoski, ndërsa teksti është shkruar nga Irma Kurti.
Teksti :: Song Lyrics
Ka kaluar ca kohë,
po më duket si sot,
në rrugë një kukull
të plagosur shoh.

Refreni:
Mos e vrisni njerëz
paqen, nëpër botë,
sytë e kthjellët
mos mbushni me lot.

Balonat e ëndrrave
të ngrihen në qiell,
fëmijët në shpirt
të kenë vetëm diell.

Strofa 2
Dëgjoj ende britmat
e moshatarëve të mi,
pëllumba të trembur
që ikin në kaltërsi.