TEKSTESHQIP
Biografia
Zinçe Mimidinoski ka lindur dhe jeton në Dibër.
Si kompozitor, ai shfaqet në mbi 300 kompozime të regjistruara. Ai është një nga themeluesit e ish-rock grupit të famshëm AVI Enigma nga Dibra, në të cilin shfaqet si kompozitor, tekstshkrues, orkestrues, kitarist dhe vokal.
-Si kompozitor ka marrë pjesë në disa festivale të muzikes argetuese:
“Nota Fest” Shkup, “Top Fest” Tiranë, “Hepeningu muzikor” Shkup, “Ohër Fest” Ohër, “Senator Fest” Manastir, Festivalin e Shkupit, si dhe në shumë Pop-Rock festivale.
-Si kompozitor paraqytet edhe në shumë festivale të këngës për fëmijë: “Bilbilat e Korabit” Dibër, "Mollekuqet" Gjilan, "Bletëzat" Tetovë, "Femijët e Gezuar" Ferizaj, "Ylberi" Shkup, "Fluturat" Kumanovë, "Peshku i Artë" Strugë, “Junior Fest” Gostivar, Festivali në Peshkopi, Festivali në Shkodër, si dhe në shumë festivale dhe ngjarje të tjera muzikore.

Ai si kompozitor paraqytet në më shumë se 12 albume (pllakë vinil, kaseta, CD, etj.) si dhe në shumë publikime përmbledhëse nga botues të ndryshëm.
Ai është themeluesi dhe Drejtor i Festivalit të këngës për fëmijë "Bilbilat e Korabit" Dibër.
Komente 0
KOHËSHTRIRJA
▸ {{ evt.subtypes.replace(/\|/g,'  ▸ ') }}
{{ evt.descrip }}
📆  {{ evt.fancy_date }}