
Hysen Dida, Rexhep Kovaçi & Ferid Dida
Këngë Për Naim Latën
Këngë Për Naim Latën
Muzika e këngës është kompozuar nga Hysen Dida, ndërsa autor i fjalëve të tekstit është Fatmir Muja.
Teksti :: Song Lyrics
Kosovën e dashur, dimni ka zbardhue
Po a t'len robnia, ngjyrat me i shijue
A mundet nji zog, në kafaz me u gëzue
Kur Zoti bani, n'qiell me fluturue
Veç kush bahet dritë, s'ka frikë nga errësira
Nuk ka vend e keqja, kur lypet e mira
Asht nji djalë Smolice me flamur n'mes t'ballit
E run amanetin e Adem Jasharit
Ref.:
Ban dritë Dukagjini, edhe kur vjen nata
Se e paska ndezun, zemrën Naim Lata
Dimnat e Kosovës, me praverën shkriu
Dielli i Kosovës, o Naim Avdiu
Ngjyrat e flamurit, në ballë i qëndisa
Edhe ma e bukur, sot m'u ba Smolica
Edhe ma e bukur, sot m'u ba Gjakova
Rruga hapet vetë, kur na thërret Kosova
Asnjiherë ma e bukur nuk ka ardhë kjo stinë
Në Kllavaj t'Junikut, n'Ponoshec, n'Morinë
Në Rekën e Keqe, n' Gllogjan e Shishman
Nanat na kanë rritë me rujt këtë vatan
Stinës ma të bukur, t'tokë të Dukagjinit
Ia shton bukurinë, emni i Naimit
Aty ku vetë Zoti kufi nuk ka ba
Nuk lejon atdheun askush me ia nda
Me emnin ma t'bukur gjithmonë do të quhet
Në tokë do t'i shkruhet, në qiell do t'i ruhet
Lapsi ka me e ba të bukur çdo dorë
Sa herë ka me shkrue, emnin dëshmor.
Po a t'len robnia, ngjyrat me i shijue
A mundet nji zog, në kafaz me u gëzue
Kur Zoti bani, n'qiell me fluturue
Veç kush bahet dritë, s'ka frikë nga errësira
Nuk ka vend e keqja, kur lypet e mira
Asht nji djalë Smolice me flamur n'mes t'ballit
E run amanetin e Adem Jasharit
Ref.:
Ban dritë Dukagjini, edhe kur vjen nata
Se e paska ndezun, zemrën Naim Lata
Dimnat e Kosovës, me praverën shkriu
Dielli i Kosovës, o Naim Avdiu
Ngjyrat e flamurit, në ballë i qëndisa
Edhe ma e bukur, sot m'u ba Smolica
Edhe ma e bukur, sot m'u ba Gjakova
Rruga hapet vetë, kur na thërret Kosova
Asnjiherë ma e bukur nuk ka ardhë kjo stinë
Në Kllavaj t'Junikut, n'Ponoshec, n'Morinë
Në Rekën e Keqe, n' Gllogjan e Shishman
Nanat na kanë rritë me rujt këtë vatan
Stinës ma të bukur, t'tokë të Dukagjinit
Ia shton bukurinë, emni i Naimit
Aty ku vetë Zoti kufi nuk ka ba
Nuk lejon atdheun askush me ia nda
Me emnin ma t'bukur gjithmonë do të quhet
Në tokë do t'i shkruhet, në qiell do t'i ruhet
Lapsi ka me e ba të bukur çdo dorë
Sa herë ka me shkrue, emnin dëshmor.
- Publikimi: 30/12/2022
- Ora: 19:46
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Muzika:
- Teksti:
Komente 0