TEKSTESHQIP

Festina Mejzini, Fenomeni Nga Gjakova Ne X-Factor

5-5-2012
Festina Mejzini, Fenomeni Nga Gjakova Ne X-Factor
Këndon në stilin e saj, por që provon cdo gjë dhe ia arrin. Kjo është vajza e vecantë, Festina Mejzini që është kthyer në një fenomen në garën e madhe në "X Factor Albania".

Ajo vjen sot në një rrëfim po kaq të sinqertë për gazetën tonë ku tregon se suksesin ia dedikon gjysit të saj të ndjerë një artisti të madh, ndërsa thotë se ajo në Tiranë ka sjellë një pjesë të vendlindjes së saj, Gjakovës.

Por cili është adhuruesi i saj më i madh nga familja? Ndiqni rrjedhën e intervistës me talentin Festina!

Festina ku ke qenë më parë, pse nuk e ke zbuluar X?
Festina Mejzini-Në Kosovë zbulohen më vështirë talentët, mungon aktivizimi i profesionistëve në përzgjedhjen e kandidatëve.

Festina a e di se ti je bërë një fenomen edhe në Kosovë?
Festina Mejzini- E vetmja lidhje me Kosovën më ka mbetur Facebook, dhe shoh komentet e fansave jo vetëm nga Kosova, por nga gjitha viset që ka shqiptarë.

Deri tani kujt ia dedikon këtë sukses?
Festina Mejzini -Suksesin ja dedikoj gjyshit tim të ndjerë Mazllom Mejzini, i cili ka qenë kantautor, këngëtar, dhe instrumentist i njohur në gjitha viset shqiptare. Me këto vargje të tij do e kujtoja:- " Por ti s'vdiqe lë pas veti shumë këngë të bukura e melodi e la zërin si valë deti brez pas brezi për tu ndi".

Si ka mundësi që ti këndon edhe Amy Whinehouse edhe Eminemin?
Festina Mejzini -Nuk e di, kam dëshirë të provojë ta sfidojë vetveten në rryma të ndryshme dhe po i pëlqen fansave .

Më i miri dhe më i rrepti për ty nga anëtarët e jurisë në X Factor?
Festina Mejzini -Kam thënë edhe në intervistat e tjera, aty nuk ka më të rreptë të gjithë kanë një qëllim që ne të dalim sa më mirë.

Po të votojnë më duket edhe Vipat, këngëtaret ë njohur ty. Mendon se të kanë frikë se ti tani do të mbizotërish në skenën shqiptare?
Festina Mejzini -Po ashtu kam dëgjuar, jo s'kanë pse të më kenë frikë, përndryshe nuk do më kishin votuar, besoj që thjeshtë më përkrahin.

Je duke u bërë gati për ndonjë këngë tënden të parën për të pushtuar toplistat shqiptare?
Festina Mejzini -Të shohim njëherë të kryejmë punë me "X Factor", e pastaj do shohim edhe ofertat.

Ti je Gjakovare dhe më duket se po e tradhëton me Tiranën?
Festina Mejzini –Asnjëherë, përkundrazi unë kam sjellë një pjesë të Gjakovës në Tiranë dhe kjo vetëm shërben që ne të lidhemi edhe më shumë, pastaj Meka për shqiptarët e Kosovës është Tirana.

Nëse jo Festina, cili apo cila e meriton të fitojë X Factor Albania?
Festina Mejzini -Tani më kemi mbetur vetëm 8-të dhe unë mendoj që të gjithë jemi fitues, secili nga ne do të ketë një të ardhme në botën muzikore në rrymat e veta, kurse vendi i parë është cështje numrash.

Adhuruesi yt më i madh nga familja cili është?
Festina Mejzini -Nuk mundem të i ndajë, pasi ata gjithnjë më përcjellin në cdo paraqitje, por mundem të vecoje vëllaun tim Lekën, i cili është një adhurues i madh i muzikës, dhe ai nga fillimi më nga ndihmuar më ka pregaditur CD me bazat e muzikës në paraqitjet e para.
(Maksim Gjokaj/Kosova Sot)

Komente 1