Junior Fest 2012
Shqipëria do të jetë pjesëmarrëse për herë të parë në Festivalin Europian për Fëmijë "Junior Eurovision Song Contest". Festivali i radhës ku do të debutojë dhe përfaqësuesja e shtetit shqiptar, mbahet në Amsterdam të Hollandës. Festivali do të zhvillohet me datë 1 dhjetor, ndërsa do të ketë një numër jo të vogël shtetesh pjesëmarrëse. Këtë vit është edicioni i dhjetë i këtij festivali dhe do të marrin pjesë 12 shtete.
Kështu Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Belgjika, Gjeorgjia, Moldavia, Gjermania, Rusia, Suedia, Ukraina, etj, do të jenë konkurrente në këtë festival, i cili mbledh krijuesit më të mirë të këtyre shteteve. Në këtë festival Shqipëria do të përfaqësohet me këngën "Vetëm për ju kam këngë", kënduar nga 11 vjeçarja Igzidora Gjeta,e cila u shpall fituese me këngën me tekst të Jorgo Papingjit, kompozuar nga Xhavit Ujkani, emra të cilët kanë 50 vjet që merren me festivalet e fëmijëve në vendin tonë, por ndërkohë që kanë dhe jo pak kontribut në festivalet e të rriturve me krijimet e tyre.
Përfaqësuesja shqiptare për në "Junior Eurovision Song Contest", u përzgjodh pas festivalit"Junior Fest Albania" që u zhvillua më datë 29 shtator në RTSH. Gara e fëmijëve për në "Junior Eurovision Song Contest", që do të mbahet në Heineken Music Hall Hollandë, solli në festivalin që u zhvillua në Tiranë 14 këngë në konkurrim. Këtë herë ishte e veçantë sepse ishin vetë juria e fëmijëve që votuan për këngët.
Kështu secili prej interpretuesve në festival, duke përjashtuar këngën e tij, votonte për tre këngë duk i vlerësuar me pikë, ku kënga më e mirë merrte tre pikë, e dyta dy pikë dhe e treta një pikë. I njohur në krijimtarinë e festivaleve kompozitori Xhavit Ujkani tregon se këngët në këtë festival ishin me tematike të larmishme dhe morën pjesë emrat më të njohur të këngës shqiptare sa i takon kompozimit. "Fituesja që do të përfaqësojë Shqipërinë në Hollandë, ka marrë jo pak vlerësime të tjera në festivalet e fëmijëve.
Kështu në Festivalin Mbarëkombëtar në Shkodër, ajo është nderuar dhe me çmimin "Inva Mula". Këtë herë në dhjetor do të kemi një përfaqësim dinjitoz në Hollandë. Dua të theksoj se sado që gjatë këtyre 20 viteve tranzicion kënga për fëmijë ka ruajtur identitetin e saj, ku gjuha muzikore nuk ka pasur huazime, etj, sërish duhet të ketë më shumë vëmendje.
Autorët e teksteve dhe kompozitorët duhet të bëjnë më shumë, edhe pse ka krijime apo dhe bëjmë investime, ne u mbetemi borxh fëmijë", pohon kompozitori Ujkani. Në festivalin që u zhvillua me datë 29 shtator në RTSH për përfaqësuesen shqiptare në "Junior Eurovision Song Contest", interpretimi ishte live, gjë që u përshëndet dhe nga kompozitorët pjesëmarrës.

Junior Fest 2012 (Tekste & Video)
- 1Vetëm Për Ju Kam KëngëIgzidora Gjeta
- 2KarnavaletAnamaria
- 3Bota E ËndërraveIlva Latifi
- 4Si AjërSelma Bekteshi
- 5Nidizi BateritëShejla Sylejmani Ft. Keida Dervishi & Joan Mezini
- 6Le Të Shkojmë Të KërcejmëAmbra Troplini
- 7Këndoni Bashkë Me MuaKlodiana Vata
- 8Ëndërra FëmijëroreSidrita Bollati
- 9Blue Blue JeansAurora Kapo
- 10Pëllumbat FluturojnëNiki Mjeda
- 11Ëndërra FletUendi Mancaku
- 12Mamma MiaMishela Rapo
- 13Jam Një Vajzë ShqiptareAlisia Xhameta
- 14Tek Shtëpia E DiellitXhesuida & Megi
- Junior Fest 2012
- Tiranë
- 29/09/2012 - 29/09/2012
- Stacion radio:
- Kanal televiziv:
- Festival muzikor:
Komente 1