TEKSTESHQIP
Junior Fest 2018
Junior Fest është kompeticioni kombëtar për fëmijë, ku përzgjidhet kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin europian “Junior Eurovision Song Contest”, që do të zhvillohet në Misk të Bjellorusisë në datë 25 Nëntor 2018. Ky produksion, i organizuar nga Radio Televizioni Publik Shqiptar, erdhi në formën e një spektakli madhështor dhe u zhvillua në Amfiteatrin e Liqenit në Tiranë.

Me një fabul që rrëfen se të qënurit Barbie nuk nënkupton gjithmonë brishtësi, fituesja e Junior Fest Albania, Efi Gjika ka prezantuar videoklipin e këngës së saj ‘Barbie’ në kompeticionin europian të këngës Junior Eurovision Song Contest. Kënga ‘Barbie’ interpretuar dhe kompozuar nga Efi Gjika me tekst të Kristina Gjikës, nuk ka vonuar të marrë komente pozitive fill pas publikimit të saj. Videoklipi i konceptuar si një film në miniature përcjell artistikisht mesazhin e këngës, një thirrje drejtuar të rriturve për të shkuar përtej pamjes së jashtme e për të mos i parë fëmijet si kukulla që kanë vetëm nevoja por nuk kanë nevojë për komunikim.

Realizimi profesional i videoklipit nga RTSH ndjek dhe plotëson vijën melodike të këngës, duke sjellë një krijim diellor plot ritëm dhe energji. Vlerësimet e kritikës dhe komentet pas publikimit të këngës parathonë një klasifikim mes krijimeve më të mira të këtij festivali për këngëtaren 10 vjeçare shqiptare.

Efi Gjika studion prej tre vitesh kanto dhe në vitin 2017 ishte pjesëmarrëse në Festivalin mbarëkombëtar për fëmijë në Shkodër me këngën ”Arkitektja”.
Image 182735
Image 182734
  • Junior Fest 2018
  • Viti: 2018
  • 22/09/2018 - 22/09/2018
  • Amfiteatri I Liqenit, Tiranë
  • TV: Rtsh
  • Radio: Radio Tirana