TEKSTESHQIP
Festivali I 7-të në RTSH (1968)
Festivali I 7-të në RTSH
Ky festival u realizua më 24, 25, 26 dhjetor të vitit 1968. Numri i këngëve pjesëmarrëse sa vjen dhe shtohet, sikurse dhe dëshira e kompozitorëve për të krijuar edhe pse të ndikuar nga revolucionalizimi i vendit. Mbi 20 këngë konkurruese, shumica e të cilave të prekura nga ndikimi politik i kohës: përfshirë tituj kënge si “Mësuesit hero”, “Komisari i kuq”, Ylli partizan”, “Bisedë me pushkën”, “Atdhe i lashtë, atdhe i lire”, etj….Vaçe Zela sërish triumfon, me këngën “Mësuesit hero”, kompozuar nga Limos Dizdari dhe poet Dritëro Agolli.

Festivali i 7-të i Këngës në RTSH u zhvillua në Dhjetor të vitit 1968 në Tiranë. Ne kete festival u kenduan 25 kenge: 12 kenge naten e pare dhe 13 kenge naten e dyte. Ne finale dolen 17 kenge. Kënga fituese u shpall "Mësuesit hero", muzika Limos Dizdari, teksti Dritero Agolli, kenduar nga Vaçe Zela dhe Ramiz Kovaçi.

Cmimi i dyte:
"Komisari i kuq", muzika Tish Daija, kenduar nga Gaqo Cako dhe Qemal Kertusha.
"Motiv i ri", muzika Tish Daija, teksti Llazar Siliqi, kenduar nga Justina Aliaj dhe Nikolin Gjergji.
"Ylli partizan", muzika Agim Krajka, teksti ? , kenduar nga Vaçe Zela dhe Ema Qazimi.
Cmimi i trete:
"Kenge per shokun tim", muzika Tonin Harapi, kenduar nga Vera Dervishi dhe Fiqrete Kapo.
"Nendori", muzika Gaqo Avrazi, kenduar nga Ramiz Kovaçi dhe Muharrem Dino.
"Bisede me pushken" muzika Pjeter Gaci, kenduar nga Kompleksi vokal i Portit te Durresit dhe Kompleksi i Kombinatit Tekstileve Stalin.
Festivali I 7-të në RTSH (1968)
Komente 1