TEKSTESHQIP
Fidan Ahmeti & Ema Islami - Ku Të Zuni Hana
Fidan Ahmeti & Ema Islami
Ku Të Zuni Hana

Melodia dhe teksti u realizua nga Agon Neziri, teksa produksionin audio e punuan bashkarisht në studio RGB Entertainment. Për të dhuruar akoma më shumë emocione, ky produkt i ri është përcjellë tashmë si dhuratë në ekranet tona i ilustruar këndshëm me anë të një videoklipi, video produksionin e të cilit e punoi N'pik Creative. Ky videoklip është transmetuar më 9 Prill 2025 dhe publiku nuk mbeti i zhgënjyer as kësaj radhe.

Teksti :: Song Lyrics

Ku të zuni hana mramë, oj nuse?
Tu kuvenë me babë e nanë, o djalo
Ku të zuni ylli i ditës, oj nuse?
Nëpër rrugët e Mirditës, o djalo

Po mungon dashnia
lulet më mbetën në dorë,
kur unë nuk di diçka për ty
shpirtin ma lodhë.

Po mungon dashnia
lulet n'rrugë mbetën pa shitë,
kur unë e di çka po ndjen ti
i qetë do të rri.

Po mungon dashnia
lulet djalo nuk t'i marr
kur ti s'e din, çka po ndjen ti
unë aq më pak.

Po mungon dashnia
lulet n'rrugë mbeten pa shitë
kur ti s'e din, çka po ndjen ti
kush tjetër di?
Komente 0