TEKSTESHQIP

Fidan Gashi
Ditelindje Pa Urime
Lyrics

Në kalendar një datë po shënon
Ti sot ditëlindjen pa mu e feston
S’kam besu se vjen kjo datë
Pa urime, pa dhuratë
Jo, jo s’kam besu
S’kam besu, jo për besë
Se qirinjtë s’kam me t’i ndez'
Ti m’ke lane pa shpresë

Ref.
Gëzuar!
Ti festo pa mua
Me shokët e shoqe tua
Dhe me dikë tjetër

Gëzuar!
Ti festo pa mua
Me shokët e shoqet tua
Pa dashninë e vjetër

Digji dhuratat që unë t’i kam dhanë
Se asgjë timen te ti s’du' me lanë
S’kam besu se vjen kjo datë
Pa urime, pa dhuratë
Jo, jo s’kam besu
S’kam besu jo për besë
Se qirinjtë s’kam me t’i ndez'
Ti m’ke lane pa shpresë
INFO
Asgjë nuk iu la rastit, prandaj ky krijim muzikor finalizohet në ekranet tona i ilustruar me shije me një videoklip, i cili u publikua më 23 Tetor 2017. Kompozitori i këngës dhe autor i fjalëve të tekstit është Fatmir Muja.