TEKSTESHQIP
Fjorela Xhaferaj - Terminal
Fjorela Xhaferaj
Terminal

Vija melodike dhe produksioni në studio u punua nga Jeris Kaso, teksa kënga është një krijim me tekst nga Dylan.
 Kategoria “New Artist”, java e 4-t nisi me sukses. Ku Fjorela, këngëtarja e cila debutoi në “Kënga Magjike 2024”, u rikthye me “Terminal” dhe rrëmbeu 5 jeshile. Ajo është një hap më pranë mundësisë për t’u bërë BIG.

Teksti :: Song Lyrics

Si kanibal zemrën e ndaje,
se sot ajo është deh’ plot me lot.
Në plagë më vret, çaje,
se dhimbjen nuk po e mbaj dot.

Ah…ça m’ka kujtu’ melankolia!
E doja, e kuptoja pa fjalë.
Ftohtë akull po ngrija.
Si pa mua jeton?
...
Le të shkojë.
Le të shkojë në errësirë.
Le të digjet.
Le të digjet pa lamtumirë.
...
Alegri për ne të dy,
S’di, a ka me pas’ një ditë.
Zemrat tona në fluturim,
janë blloku’ në terminale pa kthim.

Alegri për ne të dy,
S’di, a ka me pas’ një ditë.
Zemrat tona në fluturim,
janë blloku’ në terminale pa kthim.
...
Ajër, ajër, ajër kërkoj.
E mbytur sot,
As gllënka s’kalon.
Zemër ku i ke? Premtimet ku i le?
Shko, se tash’ u bo’ vonë.

Ah…ça m’ka kujtu’ melankolia!
E doja, e kuptoja pa fjalë.
Ftohtë akull po ngrija.
Si pa mua jeton?
...
Alegri për ne të dy,
S’di, a ka me pas’ një ditë.
Zemrat tona në fluturim,
janë blloku’ në terminale pa kthim.

Alegri për ne të dy,
S’di, a ka me pas’ një ditë.
Zemrat tona në fluturim,
janë blloku’ në terminale pa kthim.
...
Mbeti dashuria pa përgjigje.
Kush nga ne të dy, ka faj?
Ike u venite, si një hije.
Pa ty, pa jetë, sot jam.
...
Alegri për ne të dy,
S’di, a ka me pas’ një ditë.
Zemrat tona në fluturim,
janë blloku’ në terminale pa kthim.

Alegri për ne të dy,
S’di, a ka me pas’ një ditë.
Zemrat tona në fluturim,
janë blloku’ në terminale pa kthim.
Komente 0