TEKSTESHQIP
Kënga Magjike 2025 (2025)
Kënga Magjike 2025
25 vjetori i “Kënga Magjike” bashkon dy gjenerata, dy përjetime, dy ndjesi të ndryshme muzikore, të cilat ndërthuren në magjinë e këngës. Ai prezanton historinë dhe jetën e festivalit. Performancat e këtij edicioni u karakterizuan nga skenografi të kujdesshme, mesazhe të forta dhe emocion i thellë, duke bërë që edicioni i 2025-tës të mbahet mend si një nga më të veçantët e festivaleve muzikore shqiptare.

Juria e edicionit të 25-të të “Këngës Magjike” përbëhej nga profesionistët më të mirë. Jonida Maliqi dhe Enkel Demi janë nga Shqipëria që u bashkohen Kaliopi, artistja maqedonase, Gianni Testa nga Itali dhe Deban Aderemi nga Londra.

Në edicionin e këtij viti të “Kënga Magjike 2025”, Juliana Pasha rrëmbeu vendin e parë me këngën emocionuese “Ajër”, duke fituar zemrat e publikut dhe jurisë me vokalin e saj të fuqishëm dhe interpretimin mbresëlënës. “Faleminderit për duartrokitjet e ngrohta, për mikpritjen. Për mua është shumë domethënëse në këtë 25-vjetor. Ju të dy e keni fituar Këngën Magjike kushdo nga ne ta fitonte. Unë dua me zemër t’i bëj një urim Annës, me shpirt, e dua fort, për të gjithë atë që ka bërë këtë vit në Këngën Magjike që i ka rikthyer një fytyrë tjetër”, tha Juliana duke falënderuar bashkëpunëtorët e saj dhe mbi të gjitha, shpirtin binjak, Altinin: “Zemra ime, unë pa ty nuk bëj dot asgjë ndaj faleminderit shumë që je gjithnjë me mua!” - tha Juliana pas marrjes së çmimit.

Pas Julianës, në vendin e dytë u rendit Albina Kelmendi, e cila gjithashtu dha një performancë të shkëlqyer, duke u vlerësuar për energjinë dhe prezencën e saj në skenë. Kur Albina u ngjit në skenë për të marrë kupën për çmimin e dytë, u shpreh: “Para publikut tim kam përgjegjësi shumë të madhe dhe nuk gjej dot fjalët e duhura. Faleminderit nga zemra! Ju jeni ata që do të më bëni që unë të jem gjithmonë Albina e vërtetë para jush. Faleminderit nga zemra që më keni mbështetur gjithmonë.”

Mira Konçi, e cila u rikthye pas 16 vitesh në “Këngën Magjike”, u shpall e treta, duke konfirmuar popullaritetin e saj mes publikut. Ajo falënderoi me zemër bashkëpunëtorët dhe publikun: “Faleminderit për çdo gjë të bukur që kam marrë çdo ditë këtu”, tha artistja.

Manjola Nallbani me këngën "Jetoj" dhe Lore me "Amanet" plotësuan Top5.

Auron Deva u vlerësua si “Artisti i ri më i mirë” me këngën “Mantra” në garën magjike, e cila në këtë kategori ka qenë befasuese. I emocionuar, Auron Deva falënderoi jurinë e publikun dhe tha: “Është një kënaqësi e madhe të vlerësohesh pas shumë vitesh punë. Unë kam marrë shumë komplimente për aftësitë e mia”, tha ai duke shprehur mirënjohje për bashkëpunëtorët, familjarët dhe Ardit Gjebrean e Aldon Lipen për mundësinë që artistët e rinj të shpalosin veten. Silvana Rusi, Dafina Aliu, Auron Deva dhe Luna Çausholli ia dolën të rrëmbenin vëmendjen e jurisë dhe dashurinë e publikut me këngët e tyre. Tashmë të katër artistët i përkasin zyrtarisht kategorisë “Big”.

Votimi i kombinuar i artistëve pjesëmarrës dhe publikut vendosi renditjen finale. Renditja sipas pikëve për gjithë konkurrentët:

1. Juliana Pasha
2. Albina Kelmendi
3. Mira Konçi
4. Auron Deva
5. Manjola Nallbani
6. Lore
7. Inis Neziri
8. Rovena Dilo & Gena
9. Young Zerka
10. Gresa Gjocera
11. Egzona Ademi
12. Liljana Kondakçi
13. Khuba
14. Iris Sula
15. Rea Nuhu
16. JET
17. Silvana Rusi
18. Xhesika Polo
19. Luna Çausholli
20. Sareta Bega
21. Dafina Aliu
22. Offchestra
23. Blerina Matraku
24. Frank Ibrahimi
25. Martin Pano
26. Rei Bezhani
27. Algert Sala
28. Martina Serreqi
29. Elio Norra
30. Artjola Topi
31. Marjona Metohu
32. Ergita Bahja
33. Niki Zaimi
34. Troy Band
35. Klaudja Thartori
36. Bletisa & Salvatore
37. Denisa Gjezo
38. Valdrin Mustafa
39. Leandra Godaj
40. Anjes Çobo
41. Frensi
42. Amela
43. Fiorela Xhaferaj
44. Mari D’Oro
45. Ester Qendro
Kënga Magjike 2025 (Tekste & Video)
Image 1397463
Image 1399379
Komente 1