TEKSTESHQIP
Rea Nuhu - S'kam Faj
Rea Nuhu
S'kam Faj

Autore e vijës melodike dhe autore e fjalëve të tekstit rezulton të jetë vetë artistja, teksa produksionin audio e punoi në studio Jeris Kaso.
 Nëse nuk beson në “bardh’ e zi” ateherë kjo është kënga jote. Një zé i fuqishëm si ai i Rea Nuhu, do të performojë një këngë force, sepse asgjë nuk e mposht një shpirt luftarak. Rea Nuhu, përlotet teksa këndon këngën “S’kam faj”, një thirrje shprese për këdo që është prekur nga ankthi. Përjetimi i saj është personal, me këtë këngë kërkon të japë një mesazh force për të gjithë.

Teksti :: Song Lyrics

I dëgjoja më të keqen,
E prapë s’mund ta largoja.
Veten nuk e donte.
Më fort unë e shtrëngoja.
...
T’i puth plagët e tua,
T’i ndiej lotët e tu,
Kam frikë.

E gjithë bota mu’ më kthehet mbrapsht,
Sa herë thua, veç ti mos ik.
...
A ka një vend të ngrohtë,
T’i them seç kam jetuar?
Një vend ku brengën time
T’ma mbysin me dy duar.

Nuk dua ta urrej.
Nuk dua, as ta shaj.
Se faj nuk ka ai,
po fajin kush ta mbajë?
...
Godiste me çdo fjalë.
S’e njihja më kush ishte.
E doja, unë e doja.

E sytë të mbushur plot.
Pa shpirt, vetëm, plot dhembje.
E doja, e doja.
...
E gjithë bota mu’ më kthehet mbrapsht,
Sa herë thua, veç ti mos ik.
...
A ka një vend të ngrohtë,
T’i them seç kam jetuar?
Një vend ku brengën time
T’ma mbysin me dy duar.

Nuk dua ta urrej.
Nuk dua, as ta shaj.
Se faj nuk ka ai,
po fajin kush ta mbajë?
Komente 0