TEKSTESHQIP
Manjola Nallbani - Jetoj
Manjola Nallbani
Jetoj

Kënga është përshtatur me vargje nga Elios Shuli, autor i bazës instrumentale rezulton të jetë Jeris Kaso, ndërsa producentët audio rezultojnë të jenë Jeris Kaso & Manjola Nallbani.
 Një himn për jetën u interpretua nga Manjola Nallbani, e cila solli një realitet qiellor mbi re, ashtu siç është dashuria. Ajo vjen këtë edicion me thirrjen për ta dashur dashurinë, e për të mos lënë virtualitetin, rendin e jetës të ndikojë në formën se si nga dashuria, jetojmë. Nëse i beson thirrjes së dashurisë, jeto. Nëse kërkon të duash, lëre veten te lirë para zërit të saj. Manjola Nallbani rikthehet në “Kënga Magjike” pas 12 vitesh me një himn për dashurinë dhe jetën. Ajo vjen t’i falë dashurisë frymë, dhe ka një lutje për të gjithë shpirtrat që nuk kan frikë t’i thonë jetës “PO!”

Teksti :: Song Lyrics

Nëpër lutje, të thërras.
Katër mure…Asnjë fjalë.
Të humba! Pa ty s’di kush jam.
...
E dorëzuar unë mbeta.
As në ëndrra s’të gjeta.
Ku je? Ku je?
Pse s’më flet?!
...
Si të jetoj pa ty, s’e di.
Në gjakun tim rrjedh vetëm ti.
Në errësirë, ty dritë të kam.
Në të dy botët, jotja jam.

Si të jetoj pa ty, s’e di.
Në gjakun tim rrjedh vetëm ti.
Me sy nga qielli të kërkoj.
Me frymën tënde të jetoj.
...
E dorëzuar, vetëm mbeta.
As në ëndrra, nuk të gjeta.
Ku je? Ku je? Ku je?
Pse nuk më flet?!

S’i lë ndienjat t’mi marrin.
S’i lë t’ma shuajnë zjarrin.
Ku je?
Nuk di pse s’më flet!
...
Si të jetoj pa ty, s’e di.
Në gjakun tim rrjedh vetëm ti.
Në errësirë, ty dritë të kam.
Në të dy botët, jotja jam.

Si të jetoj pa ty, s’e di.
Në gjakun tim rrjedh vetëm ti.
Me sy nga qielli të kërkoj.
Me frymën tënde të jetoj.
...
Të jetoj…
-Më lër të jetoj, me ty të jetoj.
-Më lër të jetoj, të dy të jetojmë.
Të jetojmë…
Komente 0