TEKSTESHQIP
Liliana Kondakçi - 1 Janar
Liliana Kondakçi
1 Janar

Melodinë dhe tekstin e krijoi Anxhela Peristeri, teksa këngën e orkestroi Jeris Kaso.
 Edicioni i 25-të i “Kënga Magjike”, do të rikthejë një ikonë të muzikës shqiptare. Ajo rikthehet pas 24 vitesh me një baladë zemre. Një datë kalendari, e cila rrëfen një histori dashurie. Zëri i saj i pakohë është gati për t’ju emocionuar këtë të dielë. Cdo zë ka njé histori për të rrëfyer dhe ”1 Janar” do të jetë rrëfimi i saj…

Teksti :: Song Lyrics

oSTROFA.1:
Sa ftohtë një Janar.
Me pallton unë zvarrë.
Kam dalë, e po pi,
Nën qiellin e zi.
Askush nuk e di.

E dehur këndoj.
Për ty po mendoj
E dua ta them,
sa shumë po më dhemb,
kjo zemër e gjorë.

oREFRENI:
Një dashuri në Janar,
Po më uron vit të mbarë.
Dhe pallton e vesh,
Aspak nuk po qesh,
Veç veten kam pranë.

S'kam njeri që ta ndaj.
Ti më bëre të qaj.
Të fal tradhëtinë,
Ty hipokrit,
që t'kisha unë dritë.

oSTROFA.2:
Sa ftohtë në Janar.
Me zemër në zjarr.
E vetme po rri,
Pa diell, e pa shi.
Pranë pemës kam ndez' një qiri.

Kujtimet vajtoj.
Për ty po mendoj,
Dhe dua ta them,
Sa shumë po më dhemb,
kjo zemër e gjorë.

oREFRENI:
Një dashuri në Janar,
Po më uron vit të mbarë.
Dhe pallton e vesh,
Aspak nuk po qesh,
Veç veten kam pranë.

S'kam njeri që ta ndaj.
Ti më bëre të qaj.
Të fal tradhëtinë,
Ty hipokrit,
që t'kisha unë dritë.
Komente 0