TEKSTESHQIP
Lina Demiri - Në Mes Të Shiut
Lina Demiri
Në Mes Të Shiut

Tekstin, instrumentalen e këngës dhe produksionin e kreu Vullnet Ibraimi.
 Lina Demiri nga Gostivari, i bashkohet sagës së artistëve të kualifikuar në fazën e parë. Lina këngëtarja debutuese, vjen me një gjendje melankolike ku përshkran ndiesinë e nostalgjisë në një natë me shi. Edhe Gostivari e ka përfaqësuesen e vet - Lina Demiri. Me këngën "Në mes të shiut" Lina e kalon me sukses këtë fazë dhe vlerësohet për vokalin e saj nga juria.

Teksti :: Song Lyrics

Sa shumë rrugë kamë përshkruar këtë natë
Dhe ora po më duket sa e gjatë.
Ca pika shiu fytyrës i ranë.
Kjo natë e bukur me dikë më ngjan.

Sa shumë rrugë kamë përshkruar këtë natë
Dhe ora po më duket sa e gjatë.
Ca pika shiu fytyrës i ranë.
Kjo natë e bukur me dikë më ngjan.
...
Po më ngjason me ty, se ndoshta ti nuk je.
Mungesa jote nga pas më ndjek.
Dhe dije se nuk jam, aspak e qetë.
Në mes të shiut dikush po të pret.
...
Mes dritave të qytetit po të kërkoj unë ty.
Herë fiken, e herë ndizen prandaj s’dukesh ti.
Lajmin e keq unë sonte, po e ndaj me ty.
Ndjehem shumë e vetmuar këtë natë me shi.

Mes dritave të qytetit po të kërkoj unë ty.
Herë fiken, e herë ndizen prandaj s’dukesh ti.
Lajmin e keq unë sonte, po e ndaj me ty.
Ndjehem shumë e vetmuar këtë natë me shi.
...
Sa shumë zëra dëgjohen nga larg.
Mes errësirës ndihesh e pa fat.
Druaj ta dua sonte këtë vetmi,
Se ndoshta diku mund të shfaqesh ti.
...
Po më ngjason me ty, se ndoshta ti nuk je.
Mungesa jote nga pas më ndjek.
Dhe dije se nuk jam, aspak e qetë.
Në mes të shiut dikush po të pret.
...
Mes dritave të qytetit po të kërkoj unë ty.
Herë fiken, e herë ndizen prandaj s’dukesh ti.
Lajmin e keq unë sonte, po e ndaj me ty.
Ndjehem shumë e vetmuar këtë natë me shi.
...
Nata bie dhe nuk ka asnjë kuptim,
të jem prapë e trembur nga kjo errësirë.
Dita vjen me dritën bashkë edhe me shpresën,
për një moment më të mirë.

Herë fiken, e herë ndizen prandaj s’dukesh ti.
Komente 0