TEKSTESHQIP
Xhesika Polo - Oj Ti Vajzë
Xhesika Polo
Oj Ti Vajzë

Për tekstin, për instrumentalen e këngës dhe për produksionin janë zgjedhur vargjet e shkruara nga Marko Polo.
 Një dedikim force për vajzat, ky do të jetë himni i Xhesika Polo. Një udhëtim në brendinë e shpirtit, aty ku fëmija brenda nesh ëndërron. “Koha shëron” çdo plagë, e çdo shenjë, e ndërkohë zëri i Xhesikës do t’ju falë forcë. "Oj Ti Vajzë" është "klithma" e shpirtit nga Xhesika Polo! Si gjithmonë bashkëpunimi me vëllanë e saj, Marko Polo, sjell artin modern dhe nënvizon potencën vokale të artistes.

Teksti :: Song Lyrics

Mendja më është mpi’.
Nuk kam ndjesi.
T’gjitha janë shujt’,
Përveç mërzisë.

Koha kalon.
Njerëzit ndryshojnë.
Kur s’di ç’kërkoj, e s’di ç’të them më.
Ti më thua:
...
Kur koha t’kalojë edhe vajzën t’kesh mbi kry’,
Kur ajo t’ketë trishtim, edhe lot t’i rrjedhin sytë,
Kur koha t’kalojë edhe vajzën t’kesh mbi kry’,
Thuj’…
...
“Oj ti vajzë, kokën lart.
Mos i lejo kurrë me pa
Ça ke brenda, ça ke brenda.”

“Oj ti vajzë, mos ki frikë.
Dhimbja zbehet, ka me ik.​
Mos e mbaj vet’, kohën lere ta marrë.”
...
Koha ka ik,
kujtimet janë zbeh’.
Bërtas në shpirt,
kërkoj një ndjesi.

Mendja më eshtë mpi’.
Nuk kam qartësi.
Kur s’di ç’mendoj,
E s’di ç’kërkoj më,
Ti më thua:
...
Kur koha t’ketë ik’, edhe vajza të jetë rrit’,
Kur ajo t’ketë vështirësi, thuaji çfarë do t’them tani.
Kur koha t’ketë ik’, edhe vajza të jetë rrit’,
Thuj’:
...
“Oj ti vajzë, kokën lart.
Mos i lejo kurrë me pa
Ça ke brenda, ça ke brenda.”

“Oj ti vajzë, mos ki frikë.
Dhimbja zbehet, ka me ik.​
Mos e mbaj vet’, kohën lere ta marrë.”
...
Koha ikën, koha i merr…
Koha ikën, koha i merr…
Koha ikën, koha i merr…
Koha shëron, t’gjitha i merr.
...
“Oj ti vajzë, kokën lart.
Mos i lejo kurrë me pa
Ça ke brenda, ça ke brenda.”

“Oj ti vajzë, mos ki frikë.
Dhimbja zbehet, ka me ik.​
Mos e mbaj vet’, lere kohën ta marrë.”
...
“Lere kohën ta marrë.”
Komente 0