TEKSTESHQIP
Sareta Bega - E Pamëshirshme
Sareta Bega
E Pamëshirshme

Melodia dhe teksti u mor përsipër nga Dylan & Jeris Kaso, ndërsa për bazën instrumentale dhe për produksionin punoi Jeris Kaso.
 Ajo po vjen më e fortë se dje, me një histori që do të prekë shumë shpirtra. Në një zemër të fortë ka edhe errësirë, por di si ta gjejë dritën, edhe atëherë kur duket se çdo sekondë thotë “JO”. Tashmë si një artiste “BIG”, Sareta Bega do të prezantojë një përjetim që do t’ju bëjë ta doni jetën. Ajo do të vijë e pamëshirshme për lotët dhe gati për ta ri-gjetur dritén.

Teksti :: Song Lyrics

Verse 1
Ecja në terr, pa dritë e pa shpresë
Bota më shihte, po zemra s'ka më besë
Se lodhja në shpirt, e gjaku në duar
Ne sytë e mi, ata s'kanë shijuar
Sot të them stop
Dot s'më ndalon
T'verboj si drita errësirën sfidoj

Refreni:
Jam ajo, që nuk u dorëzova
Në errësirë, dritën time krijova
Gjithë dhimbjen, në art e shndrova
E pamëshirshme sot unë jam forca

Verse 2:
E vetme në luftë, betejën e fitova
Nga hiri u ngrita, si Feniks unë fluturova
Fjalët e botës më thyen për pak
Në heshtje luftova, pa aleat
Por shpirti im nuk u ndal u bë flakë, u bë zjarr, u bë hak

Chorus
Jam ajo, që nuk u dorëzova
Në errësirë, dritën time krijova
Gjithë dhimbjen, në art e shndërrova
E pamëshirshme sot mbaj emrin forca
Ajo që nuk u dorëzova
Në errësirë driten time krijova
Gjithe dhimbjen në art e shndërrova
E pamëshirshme sot unë jam forca

Ooooooo ooooooo
Sot unë jam forca
Oooooo
Sot unë jam forca

Bridge:
Kjo është për krejt zemrat që kurrë nuk u ndalën
Që me lot në faqe, pesha t'rënda mbajtën
Nga vuajtja në forcë, nga humbja në fitore
Ne jemi, histori që huk harrohet

Chorus
Jam ajoooo
Jam ajo, që nuk u dorëzova
Në errësirë, dritën time krijova
Gjithë dhimbjen, në art e shndërrova
E pamëshirshme sot mbaj emrin forca
Ajo qe nuk u dorezova
Ne erresire driten time krijova
Gjithe dhimbjen ne art e shnderrova
E pamëshirshme sot une jam forca
Komente 0