TEKSTESHQIP
Juliana Pasha - Ajër
Juliana Pasha
Ajër

Muzika dhe produksioni vjen si punim nga Jeris Kaso, teksa për këtë këngë ka punuar tekstin Fifi.
 Kampionia e vitit 2010-të rivjen në festivalin magjik. Elementi i saj është ajri. Energjia e saj do të vijë si një uragan, i cili ka për qëllim të frymojë tek ju. Nëse të mungon ajri në jetën tënde, Juliana Pasha do të jetë aty, më energjike se asnjëherë. “Ajër” vjen si thirrje për këdo që e do jetën.

Teksti :: Song Lyrics

(Pjesa 1)
M’thuj ku e gjete,
Ku e gjete ti?
T’më japësh dhimbje,
T’m japesh mërzi

Ikën e kthehesh
S’më bën më çudi
Lutem mos thehesh
Si më theve ti

(Para-refreni)
Mos m’lëndo më shumë
Se do e marr do e çjerr unë
Zemrën time, zemër
Zemrën time, zemër

(Refreni)
Më jep pak ajër
Më jep pak ajër
Më ler mua frymë të marr
Se dashnia më çoj zvarrë

E më jep ajër
Më jep pak ajër
Mos ma le buzën m'u tha
S’dua t’shkoj, ty të dua!

(Pjesa 2)
Ngadalë po zhytem
Në mëkatin tënd
Gati po vyshkem
Si myshku n’shkëmb

Cdo lëvizje e jotja
Tani po më tremb
M’ndan veç nji fije
Nga një muzg i rëndë

(Para-refreni)
Mos m’lëndo më shumë
Se do e marr do e çjerr unë
Zemrën time, zemër
Zemrën time, zemër

(Refreni)
Më jep pak ajër
Më jep pak ajër
Më ler mua frymë të marr
Se dashnia më çoj zvarrë

E më jep ajër
Më jep pak ajër
Mos ma le buzën m'u tha
S’dua t’shkoj, ty të dua!

(Bridge)
Dashni trego a më do?
Dashni trego ti ca do!
Nga ty jo nuk dua t’shkoj
Mos më ler të shkoj!

Ti më mësove të dashuroj
Ti më mësove cdo gjë që di unë
Ti je krahnori që ëndërroj
Ti je unë, ti je unë!

(Refreni)
Më jep pak ajër
Më jep pak ajër
Më ler mua frymë të marr
Se dashnia më çoj zvarrë

E më jep ajër
Më jep pak ajër
Mos ma le buzën m'u tha
S’dua t’shkoj, ty të dua!

Kontribuan:
Komente 0