TEKSTESHQIP
Marjona Metohu - Hije
Marjona Metohu
Hije

Për muzikën dhe për produksionin audio është përkujdesur Jeris Kaso, teksa për këtë këngë kanë punuar së bashku si tekstshkrues Dylan & Elios Shuli.
 Ajo ka zgjedhur të sfidojë kohën për t’u rikthyer aty ku e ka lënë. Një rikthim pas 4 vitesh, do të rrëfejë luftën e saj me hijet e dashurisë. Në një kohë kur duket se vetmia bën shoqëri, sa e fortë është një zemër për të pasur fuqi të flasë…?

Teksti :: Song Lyrics

Si ta pranoj?
Dhe ditët një nga një po ikin,
S’janë njësoj.
A të mungoj?

Ma thuaj ti,
A ka mbet’ në zemrën tënde pak dashni?
Veç pak dashni…
...
Se të kam dasht’, si e marrë.
Ike, ike, pa një fjalë.
Pikën e dobët ma di,
Askush nuk është si ti.
...
Ti je – je,
Ti je – je,
Në mendime t’mia.

Ku je – ku je?
Ah, sikur ta dija!
Si je – si je?
Po vret kjo dashnia.
Hije je – hije je.
...
E dhashë gjithçka për ty.
T’kërkova dhe s’u ndala.
Në këtë qytet po eci,
Ndoshta po t’shikoj.

Kërkoj një shenjë nga ti.
Një thirrje, më e pakta.
Me t’pyt’:
Si je, a më kujton?
...
Se të kam dasht’, si e marrë.
Ike, ike, pa një fjalë.
Pikën e dobët ma di,
Askush nuk është si ti.
...
Ti je – je,
Ti je – je,
Në mendime t’mia.

Ku je – ku je?
Ah, sikur ta dija!
Si je – si je?
Po vret kjo dashnia.
Hije je – hije je.
Komente 0