TEKSTESHQIP
Niki Zaimi - Pasion
Niki Zaimi
Pasion

Muzika dhe teksti është shkruajtur nga Gjergj Jorgaqi, teksa kënga vjen e orkestruar nga Gjergj Kaçinari.
 Është koha për Rock dhe Niki Zaimi është këtu. Nëse kërkon energji, adrenalinë dhe pasion, kënga e tij, do të jetë himni yt, sepse asgjë nuk është e pamundur, nëse beson tek forca e pasionit. Bëhuni gati. Është Niki Zaimi - zëri rock i brezit të ri që erdhi në magjinë e këngës me krijimin "Pasion", shoqëruar nga një performancë e veçantë.

Teksti :: Song Lyrics

Rrugëve ku shkel
zemra më thotë
ti mos u druaj
nga e madhja botë.

Me ty në krah
mbase s’do jem
por kokën pas
nuk do të kem.
...
Do të dua aq sa do mund
nëse për ty nuk do ketë fund.
...
Mbretërinë që po ndërtoj
dije se e kam pasion
E nëse ti vendos të shkosh
do jetoj ende.

Mbretërinë që po ndërtoj
dije se e kam pasion
E nëse ti vendos të shkosh
do jetoj ende.
...
Nuk i njoh lotët
as dua t’i njoh.
Kam tjetër mendje,
për to s’kam kohë.

Dua të shkoj
ku ka altar
në mendjen time
çdo gjë kam ndarë.
...
Për pasion njeriu rron
gjen edhe shtigjet, di ku shkon.
...
Mbretërinë që po ndërtoj
dije se e kam pasion
E nëse ti vendos të shkosh
do jetoj ende

Mbretërinë që po ndërtoj
dije se e kam pasion
E nëse ti vendos të shkosh
do jetoj ende.
Komente 0