TEKSTESHQIP
Rovena Dilo & Gena - ADN
Rovena Dilo & Gena
ADN

Për këngën ka punuar kompozitori Gena, autore e tekstit është Rovena Dilo, ndërsa për orkestrimin u përkujdes Shkëlqim Dule.
 Një duet që do të jetë magnet për zemrat tuaja. Një duet që rikthen një kampione dhe një nga zërat më të fuqishëm të muzikës qytetare. Çfarë ndodh kur dy energji kaq të forta bashkojnë forcat? Në pjesëmarrjen e saj jubilare të 10-të në “Kënga Magjike”, Rovena Dilo bashkon botën e saj krijuese me Genën, këngëtarin që di si të të bëjë për vete me zërin e ngrohtë. Dashuria është ndiesia më e fuqishme, e pikërisht në këtë ndiesi vjen edhe “ADN”, si origiina e dashurisë. Ata vijnë për ty me një mesazh dhe thirrje zemre.

Teksti :: Song Lyrics

GENA:
Kur më shikon ashtu,
E kur më flet ashtu,
Në këmbët e mia derdh,
Me mijëra yje.

ROVENA:
E kur më prek ashtu,
E përkëdhel ashtu,
Zogjtë këndojnë për mua,
E jo, në pyje.
...
ADN-ja ime,
Janë buzët e tua.
Je në trupin tim, në çdo qelizë.

Dua, apo s’dua.
Kush më pyeti mua?
Perëndesha ime e dashurisë.

ADN-ja ime,
Janë buzët e tua.
Je në trupin tim, në çdo qelizë.

Dua, apo s’dua.
Kush më pyeti mua?
Kavalieri im i lumturisë.
...
GENA:
Më duket s’ta kam thënë,
Por po ta them tani:
Pa ty s’dua të jetoj,
As edhe një ditë.

ROVENA:
Kështu jam ndierë dhe unë.
As më pak, as më shumë.
Mëngjeseve me ty,
T’më hapen sytë.
...
ADN-ja ime,
Janë buzët e tua.
Je në trupin tim, në çdo qelizë.

Dua, apo s’dua.
Kush më pyeti mua?
Perëndesha ime e dashurisë.

ADN-ja ime,
Janë buzët e tua.
Je në trupin tim, në çdo qelizë.

Dua, apo s’dua.
Kush më pyeti mua?
Kavalieri im i lumturisë.
...
GENA:
Në fund të botës,
Për ty shkoj.
Do jesh e imja,
Sa të rroj.

ROVENA:
Ashtu do të jem,
E jotja përgjithmonë.
...
ADN-ja ime,
Janë buzët e tua.
Je në trupin tim, në çdo qelizë.

Dua, apo s’dua.
Kush më pyeti mua?
Perëndesha ime e dashurisë.

ADN-ja ime,
Janë buzët e tua.
Je në trupin tim, në çdo qelizë.

Dua, apo s’dua.
Kush më pyeti mua?
Kavalieri im i lumturisë.
Komente 0