Egzona Ademi
Do Të Mungoj
Do Të Mungoj
Autor i vijës melodike dhe autor i orkestrimit është Adrian Hila, teksa për këtë këngë ka punuar si tekstshkrues Pandi Laço. Një rrëfenjë dashurie, si nje kolonë zanore filmi, ky është emocioni që do të prezantojë Egzona Ademi. Ajo po rikthehet me një të pathënë në historinë e zemrës. “Do të mungoj” nuk është thjesht një paralajmërim ndaj të ardhmes, por një reflektim kur nuk duam grimcat e lumturisë.
Teksti :: Song Lyrics
Do të mungojne buzët e mia,
Si buzë greminë, ku qëndroje.
Do të mungojnë duart e mia,
Ku trupin tënd lëshoje.
Do me mungojnë mua shumë,
Netët pafund, kur puthjet shijoja.
N’ ajkën e kafes’, mëngjes,
Shijen e buzëve prapë kërkoja.
...
Më vonë ti do të vuash,
Për netë me njolla vere.
Në gjunjë ti më thoje,
O më merr, o më ler.
Do mbushësh ti ca gota,
Me tënden djallëzi.
Për ty do të dorëzohem,
E me fund unë do t’i pi.
Më vonë ti do vuash,
Atëherë do më duash.
...
Do të mungojne buzët e mia,
Si buzë greminë, ku qëndroje.
Do të mungojnë duart e mia,
Ku trupin tënd lëshoje.
Do të mungojnë buzët e mia,
Ku gjakosje ti, të tuat.
Do të mungojë dhe gjoksi im,
Ku merrje prush, kur ishe shuar.
...
Më vonë ti do të vuash,
Për netë me njolla vere.
Në gjunjë ti më thoje,
O më merr, o më ler.
Do mbushësh ti ca gota,
Me tënden djallëzi.
Për ty do të dorëzohem,
E me fund unë do t’i pi.
Më vonë ti do vuash,
Atëherë do më duash.
Si buzë greminë, ku qëndroje.
Do të mungojnë duart e mia,
Ku trupin tënd lëshoje.
Do me mungojnë mua shumë,
Netët pafund, kur puthjet shijoja.
N’ ajkën e kafes’, mëngjes,
Shijen e buzëve prapë kërkoja.
...
Më vonë ti do të vuash,
Për netë me njolla vere.
Në gjunjë ti më thoje,
O më merr, o më ler.
Do mbushësh ti ca gota,
Me tënden djallëzi.
Për ty do të dorëzohem,
E me fund unë do t’i pi.
Më vonë ti do vuash,
Atëherë do më duash.
...
Do të mungojne buzët e mia,
Si buzë greminë, ku qëndroje.
Do të mungojnë duart e mia,
Ku trupin tënd lëshoje.
Do të mungojnë buzët e mia,
Ku gjakosje ti, të tuat.
Do të mungojë dhe gjoksi im,
Ku merrje prush, kur ishe shuar.
...
Më vonë ti do të vuash,
Për netë me njolla vere.
Në gjunjë ti më thoje,
O më merr, o më ler.
Do mbushësh ti ca gota,
Me tënden djallëzi.
Për ty do të dorëzohem,
E me fund unë do t’i pi.
Më vonë ti do vuash,
Atëherë do më duash.
- Publikimi: 25/10/2025
- Ora: 17:41
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Muzika:
- Teksti:
- Orkestrimi:
Komente 0