Zeneida Skenderaj
Bashkudhëtarë
Bashkudhëtarë
Kompozimi dhe teksti është punuar nga vetë artistja, ndërsa beatmaker i këngës dhe producent i këngës është Alandy.
Teksti :: Song Lyrics
Një ëndërr fle, një tjetër zgjohet çdo moment,
Dikush dhimbjen përqafon, dikush diellin pret.
Në pulsin e natës një nënë në heshtje qan,
Tjetra sheh fëmijën të hedhë hapin e parë.
...
Diku një zemër psherëtin: “Natën e mirë!”
Dikush fal, e dikush vret për dashurinë.
...
Bota rrotullohet, e ne kalimtar,
E sotmja jote nesër më pret
O bashkudhëtar.
Bota rrotullohet, e ne kalimtar,
E sotmja jote nesër më pret
O bashkudhëtar.
...
Dikush në pranga i lirë,
Një tjetër vlerën s’ja di,
Dhe para syve nuk e sheh lumturinë.
Ne jetojmë, dashurojmë, thyhemi e ndryshojmë,
Të ndryshëm, po aq sa njësoj.

Sa mendime mbajnë, sa dhimbje fshehin,
Sa lot kanë qarë, e sa endrra ndjekin.
Një qiell, një tokë, një fund ne ndajmë.
Përse nuk j’u shoh edhe kur pranë ju kam?
O bashkudhëtar…

- Publikimi: 09/11/2025
- Ora: 19:00
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Muzika:
- Teksti:
- Producent:
- Violinë:
- Beatmaker:
Komente 0