TEKSTESHQIP
Iris Sula - Një Jetë
Iris Sula
Një Jetë

Komponuese e muzikës dhe autore e fjalëve të tekstit rezulton të jetë Eriona Rushiti, teksa audio vjen e kompletuar në studio nga Shpëtim Saraçi.
 Iris Sula i këndon përrallës së jetës së saj dhe vjen ne edicionin e 25-të të “Kënga Magjike” me një reflektim të jetës së një fëmije, në raportin aq të dashur me prindërit. Ka ardhur momenti të njihni rrëfimin e saj. Një rrëfim nga ata, si në përralla.

Teksti :: Song Lyrics

Pak nga pak,
Koha vodhi nga unë.
Pak nga pak,
Fëmijërinë krejt pa zhurmë.
...
E mbaj mend,
nuk kuptoja asgjë.
Një portret, emrin tënd,
E kërkoja ngado.
...
Shkoja, e vija çdo ditë.
Lotët i merrja në kthim.
Mam ti më jepje bekim.
Sa pak zgjaste ai takim.

Shkoja e vija çdo ditë.
Bota më shembej në sy.
Doja mos kishte mbarim.
Sa një jetë, një përqafim.
...
Sa gjurmë la tek unë,
Ai tik-tak në mur,
Që nuk ecte kurrë.
E vogël jam për ty jetë.

Ti më rrite shpejt.
Rrotull ti më sjell.
Mrekullitë i pres,
Ende pres…
...
E mbaj mend,
nuk kuptoja asgjë.
Një portret, emrin tënd,
E kërkoja ngado.
...
Shkoja, e vija çdo ditë.
Lotët i merrja në kthim.
Mam ti më jepje bekim.
Sa pak zgjaste ai takim.

Shkoja e vija çdo ditë.
Bota më shembej në sy.
Doja mos kishte mbarim.
Sa një jetë, një përqafim.
Komente 0