TEKSTESHQIP
Martina Serreqi - Kilometra
Martina Serreqi
Kilometra

Këngën e punoi Dylan, ndërsa instrumentalen e këngës dhe produksionin në studio e kreu Jeris Kaso.
 Martina me zërin e fortë që rrëfen historitë e zemrës vjen për t’iu emocionuar edhe një herë. Kësaj here ajo do t’i këndojë dashurisë me çdo puls zemre. Sa kilometra vlen të ecësh përballë një dashurie që s’ka një kufi…?

Teksti :: Song Lyrics

Në zemër jeton dhimbja.
Dashuria mbeti bosh.
S’ma shuan dot as pija,
Se sot ai me tjetrën jeton.

Ia fala pa kërkuar,
Edhe veten po harroj.
Çdo ditë po e kuptoj.
Ai, jo nuk ndryshoi.

Nuk ndryshoi.
Dhe pse e doja.
S’e kuptoj, por s’e ndaloj,
Dikë tjetër të dojë.
...
E sa kilometra larg sot jemi!
Zemër e mallkuar le të mbesi.
Sa shumë do doja ta rikthej.
Atë që humbëm ta rigjejmë.

E sa kilometra larg sot jemi!
Zemër e mallkuar le të mbesi.
Mësova si t’urrej.
Dashuri jo më nuk gjej.
...
Se në sytë e tij, e lexova.
Ajo që ndertuam sot, përfundoi.
Të ftohtë distanca na ka kthyer.
Asgjë nuk është sot më njësoj.

Dashuria nuk vdes me një fjalë,
Por me heshtjen që vret më shumë se malli.
Kohën jo më nuk ta fal.
Nuk ta fal, jo më.

Nuk ndryshoi.
Dhe pse e doja.
S’e kuptoj, por s’e ndaloj,
Dikë tjetër të dojë.
...
E sa kilometra larg sot jemi!
Zemër e mallkuar le të mbesi.
Sa shumë do doja ta rikthej.
Atë që humbëm ta rigjejmë.

E sa kilometra larg sot jemi!
Zemër e mallkuar le të mbesi.
Mësova si t’urrej.
Dashuri jo më nuk gjej.
Komente 0