TEKSTESHQIP
Fladia Topi - Rrjedh Në Këngë E Ligjërime
Fladia Topi
Rrjedh Në Këngë E Ligjërime

Kompozitor është Feim Ibrahimi, ndërsa për tekstin u përkujdes Gjokë Beci. Për të na bërë të shijojmë edhe aspektin viziv, produkti vjen tek audienca e gjerë i përpunuar me anë të një klipi muzikor, i cili erdhi në platformat online më 28 Nëntor 2024 dhe menjëherë komentet ishin shumë pozitive.
Teksti :: Song Lyrics
Eh i fortë po shndrit ai diell
dhe burimi këngës lugjeve
i përcjell.

Eh i fortë po ngroh ky diell
edhe trimat nëpër mend mi sjell,
mi përkëdhel.

Nga ky diell i kohës sime
shndrisin shekujt në agime
dhe naganti i shqiptarit zjarr
flakëron!

Po ku ka si ti, o Shqipëria ime,
O fisnikja përmbi gur.
Rrjedh në këngë e ligjërime,
ballëlarta me flamur!

(x2)

E i fortë po bien ai terr,
dhe lahuta tingujt mi çon larg,
m'i përcjell.

E i forte po bjen ai terr,
partizanët nëpër mend mi sjell,
po m'i sjell.

Nga ky zë i tokës sime
flasin shekujt me gjëmime,
edhe krisma e shqiptarit vjen
brez më brez.

Po ku ka si ti, o Shqipëria ime,
O fisnikja përmbi gur.
Rrjedh në këngë e ligjërime,
ballëlarta me flamur!
(x2)
Komente 0