>
BIOSHQIP
Biografia
Një tjetër artist shqiptar i cili jeton në Munich të Gjermanisë por ka lindur në Therandë, është kudo i ndodhur ku muzika dhe kënga është ‘Live’. Është fjala për këngëtarin Florim Gega, i cili me muzikë mësojmë se merret që nga fëmijëria, dhe ka disa vjet që e ka shdërruar në një pasion duke e futur muzikën në zemrën e tij. Por në pyetjen tonë se deri tani sa këngë dhe albume ka ai na jep këtë përgjigje: ‘Unë kam 3 albume, dhe shumë shpejt do të del një album i ri, shumë këngë në tregun mzuikor shqiptar, ndërsa kam edhe dy videoklipe dhe pritet një tjetër video e re’. Florit i pëlqen të këndojë gjithmonë ‘live’ por shpesh duhet të respektojë eventin dhe kur është nevoja edhe play-back. Por si i ka ai raportet me kolëgët dhe artistët e tjerë, me kë ai këndon më tepër, Florin na thotë kështu : ‘Njoh shumë dhe kam shumë respect për të gjithë dhe bashkëpunime nëpr koncerte. Kam kënduar me Sabri Fejzullahun, Afrim Muciqin e shumë të tjerë’ Artisti shqiptar së shpejti do të ketë një bashkëpunim me reperin MC Qopa, ndërsa ky bashkëpunim do të vij edhe me një videoklip shumë intersant. Nuk pyet shumë a është një dasëm apo në një koncert, Flori jep maksimumin dhe ndjehet shumë mirë para njerëzve që e dëgjojnë, dhe nuk rresht së falenderuari për të gjithë ata që e dëgjojnë dhe e ndjekin atë, pasi ata që e dëgjojnë e bëjnë të jetë njeriu më i lumtur. Këngëtarit do ti pëlqente shumë të kishte një duet me reperin Gold Ag, aryseja pasi sipas tij ai është shumë i flaktë për kombin, edhe ky duet pse jo mund të vijë shumë shpejt, ndërsa për muzikën bashkëpunon me Driton Sopa dhe MD Studio në Prishtinë dhe nuk harron ti falenderojë edhe ata për ndihmën dhe meritat që ju takon. Ndërsa në pyetjet tonë se cila është kënga shqiptare më e bukur që nuk lodhet kurrë së kënduari ai na e thotë kështu: ‘Unë më shumë e këndoj ‘Pse jam toskë e pse jam gegë’, ‘Shqipërine e dua’e shumë e shumë të tjerë, gjithmonë ato që kanë një mesazh të bukur e patriotik brenda’.

Më datë 8 Korrik 2015, Mc Qoppa publikon videoklipin "Xhano", në bashkëpunim me Florim Gega.

Në vitin 2015, Florim Gega publikon albumin "Florim Gega - Flori".

Më datë 28 Tetor 2016, Florim Gega publikon videoklipin "Asnje Pike Gjynah".

Në vitin 2016, Florim Gega publikon albumin "Live 2016".

Më datë 7 Gusht 2017, Florim Gega publikon videoklipin "Dashnia Për Pare". Muzika e këngës u punua nga Nexhat Mujovi (Wirusi), teksti u shkrua nga Kreshnik Avdiu.

Më datë 22 Qershor 2018, Mc Qoppa publikon videoklipin "Kceni Kceni", në bashkëpunim me Florim Gega.

Në vitin 2018, Ymer Bajrami & Florim Gega publikojnë albumin "Live 2018".

Më datë 3 Tetor 2018, Florim Gega publikon videoklipin "Zoti I Shpisë".
KATEGORI: