Më mbaj mend (për 1 muaj)

Franc Koruni - Ky Modernizim Lyrics

Nuk ka akoma asnjë votë




Kërciti bota nën këmbët e mia
Ngrita kokën por nuk u habita
Ose isha i mpirë nga jeta
Ose kisha kohë që doja të ikja
Që të jesh njeri nuk do të thotë që të festosh çdo vit të ri
Të diplomohesh, të martohesh e të bësh disa fëmijë
Nuk dua t’ja di më fare për këto kapele universitare
Që thjesht më shtrënguan kokën
Më hoqën zemrën e më ngecën modën
Por dua që t’i dëboj të gjitha frikat e mia
Që disa më ngjasojnë me ty, e disa me ata që kam te shpia

Do vendos krahë
Aty ku më thanë qe nuk mundesha
Eja, dhe fluturo
Se kultura përshpërit që të harroj, harroj
Tani kuptoj sytë e mi të dashuruar,
Tani vëzhgo se sa shumë na ka mashtruar
Ky modernizim

Ka gjëra që ti nuk i ndalon dot
Çka për të ndodhur le të ndodhë sot
E shkuara si një pasqyrë,
Ku unë vazhdoj të shoh të njëjtën fytyrë
Gjithë goditjet që kam marrë nën brez
Më kanë bëreë të kem kujdes
Por jo nga ty, zemër jo nga ty
Ti je jeta që po pres
Thonë që jeta do mbarojë
Pak më përpara se ta fitosh
Gjyshi im e dinte mirë
Ndaj më tha ndihu i lirë djalosh
K’shu unë do këndoj, thjesht
Raraj rarara
Me shpresë që ti do më dëgjosh dhe sot
Do më gjesh

Do vendos krahë
Aty ku më thanë që nuk mundesha
Eja, dhe fluturo
Se zakoni pëshpërit që të harroj, harroj

Endrrat që rëndojnë nxirri nga sirtari
Nuk ka fare kuptim të të marre malli
Për atë që ke në vete
Ku përfshihet dhe shpirti im
Lumturia qëndron dhe në një fije bari
Nuk të duhen avionë që të arrish i pari
Nuk ka radhë në dashuri
Kështuqë eja ta zbulojmë bashkë, taniii

Do vendos krahë
Aty ku më thanë që nuk mundesha
Eja, dhe fluturo
Se kultura pëshpërit që të harroj, harroj
Tani kuptoj sytë e mi të dashuruar,
Tani vëzhgo se sa shumë na ka mashtruar
Ky modernizim

Edhe per fajin tim…




Franc Koruni
Publikimi: 08/08/2023
Muzika: Franc Koruni
Teksti: Franc Koruni
Produksioni: Shpëtim Saraçi


Franc Koruni - Ky Modernizim
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Ky Modernizim".
3. Video është e këngës "Ky Modernizim", por nuk këndohet nga Franc Koruni.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Franc Koruni:


Komente 0