TEKSTESHQIP
Franc Koruni - Kur Nuk Bën Dashuri
Franc Koruni
Kur Nuk Bën Dashuri

Për melodinë dhe për fjalët e këngës u kujdes vetë këngëtari, teksa autor i orkestrimit është Shpëtim Saraçi.
Teksti :: Song Lyrics
Dashuri! Një etje që nuk paska të shuar! Përse vallë? Të gjithë kanë folur për të, kanë luftuar për të, kanë tradhëtuar për të, kanë pritur, duruar, lutur, falur për të. Përse? Të gjithë janë në kërkim të saj. Çfarë kuptimi ka gjithë kjo nevojë për tjetrin? Apo ndoshta jemi në kërkim të diçkaje më të madhe se kaq dhe këtë e zbulojmë matanë pragut të seksit? Po sikur seksi të jetë fillimi i këtij udhëtimi misterioz deri në oqeanin e së vërtetës? Le ta shohim! E kemi vetë në dorë. Apo në zemër. Apo më mirë të themi, është shpirti që do trokasë gjithmonë tek dëshirat tona të pafajshme. Le të tregohemi mikpritës dhe t’ia hapim portën. Ndoshta do na dhurojë dashurinë që kemi kërkuar përjetësisht!
Komente 0