TEKSTESHQIP

Free MC's
Nga Mot Gezuar
Lyrics

Drita zbukurime nëpër rrugë e në vitrina,
Urime në mesazhe edhe në kartolina.
Një Vit i Ri po vjen, një Vit i vjetër shkon,
I vogël e i madh sot gëzon edhe feston.
Bredhi zbukuruar me lodra e dhurata, tavolina shtruar presim që të vijë mesnata.
Me gota nëpër duar, të gjithë për të uruar,
Si sot e për shumë vjet ky Vit i Ri gëzuar!

Urimi sa një det,
Jetë edhe shëndet,
Gëzuar Viti i Ri,
Gëzuar për shumë vjet!

REF.:
Gaz e hare dhe lumturi,
Në çdo vatër e në ç'do shtëpi!
Gaz e hare dhe lumturi,
Nga Mot Gëzuar Vitin e Ri!

Globin anembanë fishekzjarret natën ndezin,
Fëmijët shkruajnë letra dhe Babagjyshin presin.
Të zbresë nga oxhaku me dhurata mbushur thesin,
Se vitet ikin shpejt, vetëm kujtimet mbesin.
Urimin më të bukur për këtë vit e gjeta,
Të mira e gëzime që këtej e tutje jeta!
Ëndrra dhe dëshira u bëfshin të vërteta,
Kur akrepat të bashkohen të dy tek 12-ta!

Urimi sa një det,
Jetë edhe shëndet,
Gëzuar Viti i Ri,
Gëzuar për shumë vjet!

REF.:
Gaz e hare dhe lumturi,
Në çdo vatër e në ç'do shtëpi!
Gaz e hare dhe lumturi,
Nga Mot Gëzuar Vitin e Ri!