TEKSTESHQIP

Free Mc's
Burgu
Lyrics

Anisi:
Burgun e kupton sa herë që nata bie,
sa herë që dëgjon të mbyllet derë e një qelie,
kur shtrihesh për të fjetur me një fije batanije,
harruar e braktisur nga të gjithë ata që njihje.
Mjerë kush e provoi e mjerë kë halli zuri,
mjerë ai që veten në këtë ferr e pruri,
burgu është për burrat, po sa duron dhe burri,
brenda një qelie, në katër faqe muri!?

Genti ( refren x2)
Burgu është për burrat thonë,
burgun mjerë kush e provon!
Atë derë kush e kalon,
as për hasmin s'e uron!

Romiri:
Një nga një numëroj ditët,
një nga një vijat mbi mur,
një nga një kaluan vitet, vite që s'jetova kurrë.
Po pres të vijë dita ime
e të hedh mbrapa një gur,
ta mbyll këtë derë pas shpine,
këmba mos më shkeltë kurrë!
Më ka marrë malli për ty,
nënë që s'të shoh me sy,
katër vjet mbyllur ay
te qelia numër dy.
Larg familjes, larg shtëpisë,
ç'e desha paranë e pistë,
se pas derës së qelisë,
kush ia vë çmimin lirisë!?

Genti (refren x2)
Burgu është për burrat thonë,
burgun mjerë kush e provon,
atë derë kush e kalon,
as për hasmin s'e uron!
INFO
Për një sukses sa më të madh, materiali muzikor është sjellë tek artdhashësit i ilustruar me anë të një videoklipi muzikor, produksioni i të cilit u përgatit nga Cinefocus GT. Ky videoklip u publikua me datë 14 Nëntor 2020. Për këngën ka punuar kompozitori Gentjan Llanaj, për tekstin është kujdesur Romir Llanaj, ndërsa për okestracionin u kujdes Bledi Telha.
Rryma muzikore:
Hip-Hop
Renditja:
Top 200