TEKSTESHQIP
Free Mc's - Instagram
Free Mc's
Instagram

Ashtu siç pritej, produkti muzikor paraqitet tek artdhashësit i kompletuar në prizmin vizual me videoklip, të cilin e përgatiti Cinefocus GT. Videoklipi u publikua me datë 9 Prill 2021. Muzikën e këngës e kompozoi Gentian Llanaj, për fjalët e këngës është kujdesur Romir Llanaj, ndërsa orkestrues i këngës rezulton të jetë Bledi Telha.
Teksti :: Song Lyrics
Njoha një vajzë o shokë nga interneti,
erdhi belaja erdhi e më gjeti,
për një esmerkë më ka ikur mendja,
me sy e shihja dhe me dorë s'e prekja!

Sot kam gjithë ditën që nuk jam në rrjet,
nuk kam sinjal as në internet,
e kam një hall more e kam një dert,
më ka marrë mendjen more një esmerkë!

Sdi çfarë ti shkruaj e nuk di si t'ia them,
s'di nga t'ia nis e si të futem në temë,
s'më dalin fjalët shokë e kam shumë problem,
them që ti shkruaj nga një profil i rremë!

Refren: x2
Shokët më thanë që mbrëmë e panë,
esmerkën live në Instagram,
ç'tju them o shokë, nuk e shoh dot,
mua esmerka më ka bërë bllok!

Smë kishte ndodhur asnjëherë më parë,
e marrtë dreqi,dreqi le ta marrë,
mbas telefonit ngela si i marrë,
e marrtë dreqi dreqi le ta marrë!

Hidhem vërtitem e përpiqem kot,
jo jo esmerkën s'e afrova dot,
nuk më pranoi që s'më pranoi për shok,
më bëri bllok edhe në Tik Tok!

Më duket vetja sikur jam në faj,
do shkoj ti flas se më nuk mund t'a mbaj,
mbase nga afër do t'a kem më kollaj,
se dashuria s'lidhet me WiFi!

Refren x2:
Shokët më thanë që mbrëmë e panë,
esmerkën live në Instagram,
ç'tju them o shokë, nuk e shoh dot,
mua esmerka më ka bërë bllok!

Esmerka moj, e mira moj,
i lutem ftesën të më pranoj...

VIDEOKLIPE

Komente 0