TEKSTESHQIP
Free Mc's - Zemra Më Rreh
Free Mc's
Zemra Më Rreh

Nuk është i një rëndësie dytësore fakti që ky materiali muzikor paraqitet në ekranet tona i realizuar me vlera artistike edhe me anë të një videoklipi muzikor, produksionin e të cilit e përgatiti Cinefocus GT. Videoklipi u publikua me datë 27 Maj 2022. Për muzikën e këngës ka punuar kompozitori Gentjan Llanaj, tekstin e mori përsipër Romir Llanaj, ndërsa orkestrimin e përgatiti Bledi Telha.
Teksti :: Song Lyrics
Sa herë dal nga shtëpia mëngjes për mëngjes
Eci i menduar anës së xhadesë.
Seç më çojnë këmbët poshtë penxheresë
Te shtëpia jote rri pak edhe pres.

Do të rri e do të pres në parmak të penxheresë,
Do të pres moj te parmaku se u treta nga meraku.
Më ka tretur, më ka djegur
Më të mirën e kam gjetur
Mos ma bëj më të vështirë
Pse moj pse je kaq e mirë?

Zemra më rreh sa herë që më sheh
Dua të t'a them moj sa e mirë që je!
Zemra më rreh sa herë që më sheh
Dua të t'a them moj sa e mirë që je!

Te shtëpia jote pres pak edhe rri
Mbushur penxhereja lule në saksi.
Pak lëvizi perdja por nuk pashë njeri
E lëvizi era apo ishe ti?

Do të rri e do të pres në parmak të penxheresë,
Do të pres moj te parmaku se u treta nga meraku.
Më ka tretur, më ka djegur
Më të mirën e kam gjetur
Mos ma bëj më të vështirë
Pse moj pse je kaq e mirë?

Zemra më rreh sa herë që më sheh
Dua të t'a them moj sa e mirë që je!
Zemra më rreh sa herë që më sheh
Dua të t'a them moj sa e mirë që je!

Më mira je
Shoqen nuk e ke,
Më e bukura ti je
Më e bukura mbi dhe

Zemra më rreh sa herë që më sheh
Dua të t'a them moj sa e mirë që je!
Zemra më rreh sa herë që më sheh
Dua të t'a them moj sa e mirë që je!

VIDEOKLIPE

Komente 0